Veliaj: Ne ndërtuam 40 shkolla të reja, opozita zero

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi koston e ndërtimit të 40 shkollave të reja në Tiranë, të cilat jane sulmuar nga opozita.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi sot koston e ndërtimit të 40 shkollave të reja në Tiranë, të cilat jane sulmuar nga opozita.

Në një intervistë për Spotlight në Vizion Plus, Veliaj tha se, Berisha dhe Meta nuk e kanë idenë se sa kushton metri katror i kostos së ndërtimit.

Kryebashkiaku sfidoi Berishën dhe Metën, që nëse ata do i japin vilat e tyre në Lalëz me 60 euro metri katror, Bashkia e Tiranës do ua blejë për t’i vendosur në dispozicion të fëmijëve të shtëpisë së fëmijës.

“Pse fëmijët duhet të shkojnë në një shkollë që është me standarde stalle, ndërkohë që vilat e Saliut dhe Ilirit duhet të jenë me standarde euro 9? Nëse kostoja e ndërtimit që punon Bashkia e Tiranës është 450 euro, ajo që punon Bashkimi Europian dhe UNDP-i në Tiranë është 650-700, kjo është prova kryesore. Nëse në Europë ndërtohen shkollat me koston 60 euro metër katror sa kjo tavolinë, unë të kam bërë një sfidë publike: le të dalin për shitje shtëpitë e Saliut dhe Ilirit, vilat e tyre masive me 9 banjo, dhe unë do i blej 60 euro metri katror. Nëse janë burra, kanë shtyllë kurrizore, t’ia shesin bashkise shtëpinë e tyre 60 euro metri katror. Por ata nuk janë burra, janë disa njerëz që sot kanë një hall dhe duke qenë se njëri është non grata dhe tjetri është spiun i sigurimit, janë gati të shpifin për çdo gjë. Ndërkohë ne e kemi të provuar sot, Bashkia e Tiranës ndërton me 1/3 të kostos më pak se të njëjtat projekte të BE dhe UNDP-it”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në tetë vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës janë bërë 40 shkolla të reja. Duke folur në Vizion Plus, Veliaj theksoi se në kohën që bashkia drejtohej nga PD dhe Lulzim Basha, nuk u ndërtua asnjë shkollë e re. “Këta që na akuzojnë ne sot, me Lul Bashën, ishin drejtorë të bashkisë. Pra ishin pjesë e administratës që shkollën “Kosova” do e bënte pallat. Ishin pjesë e administratës që shkollën “Betim Muço” në Kombinat, do e bënte pallat. Ne zgjodhëm që këto hapësira që ishin për shkolla të riktheheshin për shkolla.\

Pra, kur je në rezultatin 40 me 0, ai që ka bërë “0”, e ka shumë të lehtë të thotë pse s’bëre 50-të. Po pyetja është po ti, pse s’bëre 1? Dhe në këtë rast ne kemi sqaruar që vjet prej çmimeve dhe prej gjyqeve që kemi pasur me pronësinë në “Astir”, kemi pasur këtë bllokim, por ti do kishe thënë të njëjtën gjë. Pra, po të isha unë gazetar, do të të thosha – “Po mirë mo, vajte bëre atë të “Astirit”, që ishte komuna që iu bashkua në fund Tiranës, po ti s’ke bërë “Don Boskon” që është shtyllë kurrizore e Tiranës”. Pra, në këtë rast, ai që s’ka bërë asnjë punë, e ka shumë kollaj të thotë “hip se të vrava, zbrit se të vrava. Kurse ai që punon duhet të shkojë nga 40-të në 50-të. Dhe ambicia ime është që deri në vitin tjetër ne të kemi filluar lotin e fundit të shkollave. Që janë 5 shkollat e “Astirit”. 2 në Yzberish, te “KMY-ja” (Kombinati i mishit). 2 në Kashar. Dhe një në zonën e “Astirit”, që unë besoj që mandatin tjetër do quhet, ose lagjja “Rilindja”, deklaroi Veliaj. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…