Ndreu: Prioritet, ndërhyrjet në infrastrukturën e zonave rurale
Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Pjerin Ndreu zhvilloi një takim me banorët e Gjadër/Zojs/Gramsh
Kryetari i bashkisë së Lezhës, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Pjerin Ndreu zhvilloi një takim me banorët e Gjadër/Zojs/Gramsh dhe lagjen e “Gurrave”.
Ndreu tha se, “ndërhyrjet e bëra e që do bëhen në të gjitha infrastrukturat përfshi bujqësinë, në këto zona kanë qenë dhe do jenë prioriteti ynë. Nga ana tjetër lagjja e “Gurrave” është pasqyra e kalimit nga shëmtia që na la PD-ja, në transformimin total”.
“Është dëshmi e mjerimit të palës kundërshtare që bart mbi supe një nga qeverisjet më të dobëta lokale të ndodhura ndonjëherë. Ndihem krenar dhe entuziast për mbështetjen dhe besimin që ky elektorat më transmetoi, por edhe për faktin që jam një ish banor i kësaj lagjeje. Së bashku do e çojmë përpara progresin dhe punën e nisur”, tha Ndreu. /ATSH