Begaj: Asnjë punonjës i medias nuk duhet të ndihet i shantazhuar
Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me një grup gazetarësh të rinj.
Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një takim me një grup gazetarësh të rinj.
Gjatë bashkëbisemit me ta Begaj tha se, “media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente”.
Ai theksoi se, asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndjehet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni.
“Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore”, u shpreh Presidenti.