Yuri Kim: Policia, rol vendimtar në sigurimin e procesit zgjedhor
Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një postim në rrjetet sociale, ku vuri në dukje se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në rritje mes dy vendeve në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
“Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së.
?? Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, May 3, 2023