Rama: Nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia po fryn erë e fortë besimi për të ecur përpara
Gjatë takimeve u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin e drejtuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama u ndal dje në qarkun e Dibrës, ku zhvilloi takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga turi i takimeve nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia.
Kreu i PS-së thekson se në këtë qark “po fryn e fortë, era e besimit për të ecur vetëm përpara”.
Gjatë takimeve u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin e drejtuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Ai ka theksuar se ata i kërkojnë bashkitë që t’i marrin peng për hallet e tyre personale.