“Shtëpia me gjethe”, shtëpia e krimeve të Sigurimit

Përgjime, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë të pafajshëm…


Nga Dash Frashëri

Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm

Kjo është “Shtëpia me gjethe”. E kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve.

Dash Frashëri, botuesi i Bloger.al, në Shtëpinë me Gjethe

I hapur gjashtë vjet më parë, saktësisht më 23 Maj 2017, ai është muzeu nga më të veçantët në Shqipëri, që përpiqet me anë të fotove, dokumenteve, videove dhe artefakteve t’ju rrëfejë shqiptarëve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.

 

E pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë për një periudhë 47-vjecare nga viti 1944 – 1991, Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret shqiptar, një nga më të frikshmit dhe më të dhunshmit në ish-vendet e bllokut lindor.

Nga shtëpi lindjeje, në shtëpi përgjimesh dhe torturash

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe “Shtëpia me Gjethe” për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister.

“Shtëpia me Gjethe” në fillim ka qenë shtëpi lindjeje. U ndërtua më 1931 si klinikë obstetrike, me nismën e mjekut të shquar Dr. Jani Basho dhe e drejtuar prej tij. Është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe ky ka qenë funksioni i saj gjatë viteve viteve ‘30.

Gjatë viteve të para të pasluftës, Shtëpia me Gjethe u përdor si qendër hetuesie, pra edhe si vend ku bëheshin tortura.

Praktika e torturave, si dhe e formave të tjera të terrorit, është pranuar edhe nga propaganda zyrtare komuniste, por vetëm sikur ndodhën gjer në momentin e prishjes me Jugosllavinë (1948).

Ato u janë ngarkuar ndikimeve jugosllave dhe të ashtuquajturve agjentë titistë në policinë politike. Siç tregohet në këtë muze, torturat janë ushtruar gjatë gjithë regjimit komunist.

Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze shpalos njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Legjendat, misteri dhe sekretet e “Shtëpisë me gjethe”

Duke filluar nga vitet pesëdhjetë, funksionet e kësaj ndërtese ndryshuan. E megjithatë, për dekada të tëra kanë qarkulluar legjenda rreth saj, fryt i sekretit dhe i misterit me të cilin mbështillej kjo shtëpi.

Këtu ka qenë selia e degës tekniko-shkencore të Sigurimit, e cila merrej kryesisht me përgjimin elektronik, me kontrollin e telefonave dhe me kontrollin postar, përveçse edhe selia e një dege që merrej me ndjekjen e të huajve.

Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare.

E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me Gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.

Proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës

Në dhomat e këtij sektori, njihesh me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave.

Njëra nga dhomat i dedikohet listës së gjatë të njerëzve të pafajshëm të cilët për motive politike u burgosën apo u vranë.

Të burgosur për motive politike rezultojnë rreth 18.000 ndërsa të ekzekutuar me ose pa gjyq  rreth 5.500 persona.

Dëshmi me anë të videove të ish të përndjekurve politikë  përfshijnë emocionalisht vizitorët.

 

Metodat dhe teknikat e përgjimeve

Përgjimet kanë vazhduar gjer në shkrirjen e Sigurimit, më 1991. Dega tekniko-shkencore ka pasur një rol ndihmës dhe njëkohësisht udhëheqës ndaj sektorëve të tjerë të Sigurimit në këto veprimtari.

Përgjimi elektronik është një teknikë që përdoret për të kontrolluar njerëz. Lloji i sistemit politik është edhe përcaktuesi vendimar i formatit të shërbimeve të cilat përcaktojnë llojin e përgjimeve, arsyen e përgjimeve, metodën e përgjimeve, teknikën e përgjimeve etj.

 

Në Shqipëri ekzistonin fonde të ngritura posaçërisht për blerjen e pajisjeve të kushtueshme të përgjimit, marrëveshje protokollare mes shtetesh aleate për specializimin apo trajnimin e punonjësve të degës tekniko shkencore.

Tavlla e duhanit dhe korniza që tregoj me gisht, por dhe objektet e tjera kanë fshehur brenda përgjuesë që kanë shkaktuar drama dhe viktima.

 

Në këtë sektor shikon pajisje të përgjimit si psh: miniaparate, kamera, regjistrues, video-projektorë, pajisje incizimi, aparate për përgjimin e telefonatave, regjistrues dhe riprodhues audio, aparat matës, detektor transmetuesish, kufje, dhënës me mikrofon, amplifikator paraprak, monitor, komandues magnetofoni, sistem kontrolli audio video, pajisje për transkriptimin e incizimeve, aparat fotografik me mikrokasetë, teleobjektiv vrojtimi, dylbi ushtarake profesionale, etj.

Ndër këto pajisje spikat çimka,  – përgjuesi i lehtë-transportueshëm dhe i lehtë-montueshëm falë funksionimit të tij nëpërmjet valëve dhe përmasave të vogla.

Përpos demonstrimit të çimkës njihesh me udhëzime të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë regjimit komunist për punëtorët operativë mbi përdorimin e çimkës.

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme.

Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka.

Në këtë tablo, përgjimi me mikrofona, i cili nuk kufizohej nga asnjë ligj, ishte thjesht një nga mënyrat e ndërhyrjes së shtetit, një rrugë e fshehtë për të depërtuar në çdo shtëpi, në çdo bisedë intime, kur të donte dhe sa herë të donte.

Dhe, kur një individ shpallej armik, mallkimi binte mbi tërë familjen.

Në këtë sektor vizitorët mund të shohin një dhomë pritjeje të improvizuar, tipike të viteve ’70, me mobilje autentike të kohës.

Spiunët e Sigurimit: ‘Bufe e madhe’, ‘Artisti’, ‘Mali’…

Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar.

Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave  të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, numrin për secilën kategori ndër vite etj.

Bashkëlidhur kësaj statistike vizitorët të njihen me dokumenta të deklasifikuara për disa nga bashkëpunëtorët  me pseudonime: ‘Bufe e madhe’, ‘Artisti’, ‘Mali’, etj.

Dosjet përkatëse të tyre tregojnë mbi formën e rekrutimeve të agjentëve, të infiltruarve dhe zbulojnë se shpesh ata kanë qenë bartës çimkash në biseda provokuese për viktimën e radhës.

Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit.

Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre: gjithë bota kundër një vendi të vogël.
Njëkohësisht, në mendësinë totalitare të kohës, armiku i jashtëm paraqitej si i pandashëm nga armiku i brendshëm. Tekefundit, vetizolimi synonte mbajtjen e shoqërisë shqiptare nën kontroll total.

Kontrolli i shtetasve të huaj si dhe përgjimi i trupave diplomatike ka qenë një nga funksionet e Shtëpisë me Gjethe.

Në këtë sektor paraqitet një filmim ilegal i zhvilluar nga punonjësit e teknikës-operative të Sigurimit të Shtetit. Materiali filmik demaskon të huaj jugosllavë të cilët zhvillojnë tregun e zi në Shqipëri.

Një dhomë tjetër paraqet përshkrime të dokumentuara të shtrirjes së kabllove të përgjimit në zona të ndryshme të Tiranës kryesisht pranë hoteleve, apo planimetritë e pajisjeve tekniko-televizive të vendosura në bllokun ambasadave.

Një hartë e vendosur në qendër të kësaj dhome zbulon dhe arsyet pse kjo shtëpi u kthye në shtëpi përgjimesh.

Ndjekja nga Sigurimi dhe përgjimi i telefonave

Vëzhgimi është përdorur ndaj të gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë.

Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore.

Vizitorët mund të shohin faksimile të një liste kontrolli telefonik, të marrë nga AMPB.

Në një nga dhomat ku tregohet modeli i zbardhjes së një përgjimi të kryer nga punonjësit e Sigurimit te Shtetit.

Në Tiranën e viteve ’70 kishte rreth 1500 telefona familjarë, që jepeshin me autorizim të posaçëm nga instanca të larta shtetërore.

Kryesisht u jepeshin familjeve të Nomenklaturës apo atyre që kishin lidhje me të ose personave që kryenin shërbime të veçanta urgjence.

Nëse ndaj një pjesëtari të Nomenklaturës fillonte ndjekja nga Sigurimi, telefoni nuk i hiqej, sepse përbënte një kanal përgjimi.

Laboratori ku kryhej hapja ilegale e zarfeve

Mund të përkthehet si “vendi prej ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka”.

Kuptimi tjetër i fjalës së parë (Panoptikon), sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta (Panakustikon), është ai i një burgu ideal, të konceptuar mëse dyqind vjet më parë nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham.

Utilitaristët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur. Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendimet për ta realizuar sollën shoqërinë e kontrollit total, në ngjashmëri me burgun e Bentham-it.

Laboratori i dikurshëm i klinikës që përdorej për të kryer analizat mjekësore u përdor më pas për larje filmash e për prodhim çelësash që të hapnin dyer dhe kasaforta.

Këtu kryhej hapja ilegale e zarfeve ose e materialeve të tjera që dyshoheshin se mund të ishin shkruar me bojë të padukshme.

Laboratori përdorej edhe për kontrollin kimik të materialeve të shtypura që i vinin udhëheqjes nga jashtë dhe që dyshoheshin se mund të përmbanin lëndë helmuese biologjike ose radioaktive.

Propaganda e Sigurimit, nga revistat te filmat

Epika e yjeve të mëngjesit

Epika e yjeve të mëngjesit”, piktura e famshme e Edison Gjegos, për të cilën piktori u arrestua dhe u burgos, është një dëshmi rrëqethëse. Më 25 prill 1975 u dënua “për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor” me tetë vjet burg. U lirua më 28 tetor 1982. U nda nga jeta në vitin 1989, në moshën 60-vjecare.

 

Vizitorët e huaj janë të shumtë: amerikanë, italianë, turq, francezë, spanjollë, etj.

Related Posts

None found

Të tjerë të huaj, presin në radhë për të vizituar “Shtëpinë me gjethe”, Muzeun Kombëtar të Përgjimeve.

Tiranë, 6 maj 2023

KOLAZH ME FOTO

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…