Begaj: Lidhje e fortë me Mbretërinë e Bashkuar!

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në Londër në ceremonitë e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar.


Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në Londër në ceremonitë e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Begaj u shpreh në Twitter i nderuar që përfaqësoi Shqipërinë në Kurorëzimin historik të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

“Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, iu dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkroi Begaj.

Ditën e premte Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë morën pjesë në pritjen e dhënë nga mbreti Charles III dhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për krerët e shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

Ndërsa, sot ata ndoqën ceremonitë e kurorëzimit të mbretit dhe të mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj u takua edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…