Tropoja çel sezonin turistik

Bashkia e Tropojës ka çelur sezonin turistik për këtë vit duke hapur dyert e mikpritjes për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.


Bashkia e Tropojës ka çelur sezonin turistik për këtë vit duke hapur dyert e mikpritjes për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror si dhe përfaqësues nga Kosova.

Për kryetarin aktual të Bashkisë, Rexh Byberi, ky aktivitet është një manifestim i bashkëpunimit dhe vullnetit për zhvillimin turistik të Valbonës si një destinacion mahnitës i alpeve.

Grupet e ansambleve nga shumë treva shqiptare dhe nga Kosova u bënë bashkë në një festë muzikore dhe kulturore nën qiellin e blertë të Alpeve tona.

Tingujt e muzikës dhe haresë së këngëve dhe valleve buçisnin valët e ajrit dhe shpalosnin bukuritë e mjedisit të bukur malor.

Panairi i agro-kulturës prodhimeve artizanale dhe gastronomisë ishte një tjetër pjesë e aktivitetit tre ditor duke ofruar mundësinë për të provuar shumë prej produkteve të cilat janë tipike të zonës.

Kostume tradicionale kombëtare të punuara nga gra dhe vajza të zonës, punime artistike të gdhendura në dru nga mjeshtrat popullorë ishin pjesë e këtij panairi.

Byberi ka shprehur vendosmërinë që të punomë vazhdimisht për zhvillimin e Valbonës, duke siguruar një infrastrukturë turistike cilësore dhe duke inkurajuar iniciativat e biznesit lokal.

Kostumet popullore shumë ngjyrëshe nga të gjitha trevave shqiptare zbukuruan rrugët e qytetit të Tropojës për të ndaluar në luginën e Valbonës.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik u mbajt edhe koncerti festiv “20- vjet Sofra Dardane” e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë në stadiumin e lojërave me dorë në qytetin e Bajram Currit.

Tre ditë aktivitete të larmishme e kthyer Tropojën në epiqendër festive duke bashkuar qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Festivalit iu bashkuan ansamble, shoqëri kulturore-artistike, grupe rapsodike nga të gjitha trojet etnike të kombit shqiptar dhe të ftuar special këngëtarë të shquar nga të gjitha trevat etnokulturore shqiptare.

Festimet në Tropojë vijuan edhe në zonën e Nikaj-Merturit ku Sofra Dardane organizoi një koncert të jashtëzakonshëm, nën natyrën mahnitëse dhe të bukur të kësaj zone. / ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…