Berisha në Fier: Më 14 maj votojmë për ndryshimin e madh

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Fier, Evdar Kodheli.


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Fier, Evdar Kodheli.

Në fjalën e tij para qytetarëve në Fier, Berisha tha se, “më 14 maj votojmë për ndryshimin e madh”.

“Për 5 ditë ne jemi para kutive të votimit, jemi para zgjedhjes më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë në 32 vite, zgjedhjes midis regjimit të Edi Ramës, ftesës së tij përpara, por përpara me Edi Ramën do të thotë fuqizim i të gjitha pushteteve në këtë vend, në duart e tij. Dhe ky do të ishte një gabim fatal për çdo zgjedhës, votues, pavarësisht nga bindjet politike”, tha Berisha.

“Pushtetet e përqendruara në një dorë, në tërë historinë e botës dhe në historinë e Shqipërisë, kanë sjellë fatkeqësi, drama, mjerime, nuk kanë sjellë kurrë begati, mirësi për qytetarët. Ne e kemi provuar më keq se gjithë të tjerët gjatë diktaturës staliniste, por ne po e provojmë edhe gjatë këtyre 8 viteve”, theksoi Berisha.

“Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt varfërisë, skamjes së frikshme e cila rritet nga viti në vit. Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt çmimeve të larta, të cilat vetëm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri në 2022 gjobitën çdo qytetar shqiptar me 430 mijë lekë shpenzime më shumë për ushqimet”, u shpreh ai.

“Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, varfëri e frikshme në rritje. Përpara me Edi Ramën do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tona. Do të thotë mbyllje shkollash, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, do të thotë bojkotim total të fermerëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje fermerëve të Myzeqesë, të Fierit, të mbarë Shqipërisë, “të ndalen, të arsyetojnë me vete si kanë qenë këto vite për ta. A janë ndjerë të përfillur, apo të braktisur. Unë u them atyre se ata kanë qenë fermerët më të braktisur të Europës dhe botës”.

“Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara me gjoba, me ndëshkime, do të thotë defakto pa liri dhe të drejta, pasi ai kontrollon çdo gjykatë, çdo prokuror dhe sot nuk ka shqiptar që të mund të imagjinojë të fitojë një gjyq ndaj regjimit të tij monist”, theksoi Berisha.

“Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, varfërisë, skamjes drejt boshatisjes. Vërtetë me 14 maj në zgjedhim qeveritarët vendorë, por ne kemi në dorë ndryshimin e madh, sepse këta kandidatë që ne paraqesim, Evdar Kodheli, Resmie Allushaj, Resmi Shanaj, Endrit Hazizaj, këta vijnë nga vota juaj, vijnë nga drita e diellit. Këta kanë 5 muaj që ju keni patur fatin ti njihni, të lexoni, të dëgjoni për ta. Kurse kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij, u shpreh Berisha.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…