Ramazan Ferra, 91 vitet e një “Heroi të Punës”

91-vjetori i një mjeshtri! Sot u takuam, folëm e biseduam me Ramazan Ferrën! U bëfsh 100 kampion!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Është ende fat dhe shans për mua, që me 8 maj të vitit 2023 jam në një urim të veçantë. Kështu janë gjithnjë urimet për kampionët. Dhe sot jam vënë përballë një kampioni të madh, të famshëm, që në punë zor se mund ta ketë konkurentin. I thashë vetes: “Lëshoje dorën dhe mëndjes hiqja frerin. Sido që ta ndërtosh fjalinë, qoftë edhe me doza figuracionesh, je brenda kur flitet për Ramazan Ferrën”.

Ia njoh historinë. Ia njoh vlerat. Pasi e bëra kompromisin me veten, tani jam në të drejtën, për ta udhëhequr shkrimin atje ku duhet. Ramazan Ferra hero, e bir heroi. Ramazan Ferra hero dhe vëlla heroine. Ju kujtohet filmi “Rrethi i Kujtesës”? Bëhet fjalë për partizanen e parë të çetës së Pezës, martire e vërtetë e mbijetesës, që frymëzoi, frymëzon dhe do të frymëzoj breza e breza të tërë, Zyhra Ferra.

Të jatit të Ramazan Ferrës, “Dëshmori i Atdheut” Isuf Ferra, pasi kapet nga gjermanët në shërbim të të cilëve ishin forcat e Xhafer Devës, i kërkohet të tregoj se cila është e bija. Mblidhet i gjithë fshati Lis Patros. Populli përballë gjermanëve. Në mes Isuf Ferra.

– Cila është vajza e juaj, Zyhra Ferra!

Asnjë reagim. Dhe Isuf Ferrës i janë bërë torturat nga më ç’njerëzoret. I pritet hunda, i priten veshët, i nxirren sytë, i prihen buzët, i coptohen faqet. Dhe ashtu të larë në gjak dhe të gjallë, varroset m’u në sy të popullit. Vajza shikonte të jatin, e shokuar, por pa dhënë të kuptoj se cila ishte. Kjo ndodhi në vitin 1943.

Ramazan Ferra mbeti pa baba. Gati po në atë vit, teksa kishte për dore vëllain e dytë Rasimin, një makinë gjermane ia copëton m’u para syve. Oh tmerr! Pa baba dhe pa vëlla. Me motrën partizane dhe të terrorizuar. Teksa dërgohet në vitin 1945-46 në Jugosllavi për kurim, tradhëtia e Titos ende nuk ishte bërë e njohur. Zyhranë tonë e injektojnë me gjithçfarësh, miqtë tanë të rremë dhe e sjellin në Shqipëri të traumatizuar.

Në fillim të viteve 50-të, nga studentët ekselencë shqiptarë në Bashkimin Sovjetik, nga kuadrot yje të vëndit tonë në inxhinjerinë mekanike Sejfulla Ferra, pëson krizë fatale psiqike dhe nuk bëhet më. Shumë i ri, ndahet nga jeta në vitin 1977. Ramazani kështu mbetet i vetëm nga djemtë, pasi dy motrat Remja dhe Shaqja ndërtojnë familje në Tiranë. Bashkëshortët e tyre, të mrekullueshmit tiranas autoktonë Qeram Greva dhe Ibrahim Alla.

E ëma e Ramazanit, Hafizeja aq njerëzore, aq e mënçur, aq e dashur është e bija e Sefer Efeni Kazazit, i cili është në histori të rrallë dhe krenare me durrsakët. Familja aq e madhe Ferra, ku i afërt i tyre është edhe tregëtari i famshëm shqiptar që shkëlqeu në Itali Xhemal Ferra, mbeti vetëm me një djalë, me dritën e syrit Ramazanin.

Dhe mbarësia e ndoqi Hafizenë, pasi fati iu dha Ramazanit. I bukuri i nanës, i miri i nanës ia zbardhi faqen, duke i dhënë kënaqësi dhe gëzime që nuk i kishte patur në jetë, duke kujtuar fateqësitë e mëdha që kishte hequr.

13-vjeçar zgjodhi zanat të vështirë, të bëhet tornitor. I nxitur në këtë vendim nga mekaniku i zoti Ibrahim Alla.

Dhe nga këtu ky djalë do të shkëlqente në vlera njerëzore, në “fshat e zanat”, në përpjekje titanësh për të kompesuar gjithçka i mungonte familjes shumë të fisme Ferra. Mori përsipër edhe të pamundurën. Në ofiçinën e parë mekanike, ku bëhej riparimi i motorëve të makinave, një ditë i bie derës së drejtor Alekos dhe i thotë:

-Shoku Aleko! M’i beso mua punimet për motorrët e lokomotivave. E di që është punë me përgjegjësi. E di që jam edhe i ri dhe mosbesimi mund të jusjtifikohet. Por usta im Sul Shtini, ma dha të drejtën të guxoj për këtë.

Teksa punon, një ashkël e nxehtë i djeg mishin si hell m’u poshtë mjekrës. Plagë e madhe, gjurmët e së cilës Ramazanit i duken edhe tani në moshën 91 vjeçare. Bëhet shembull në të gjithë Shqipërinë. Dërgohet për specializim në Poloni dhe vjen shumë më i aftë, e shumë më i zoti sa çishte më parë.

Viti 1952 kthehet nga Polonia dhe nis punën në Ndërmarrjen Shtetërorë të Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit (NSHRMN), që më pas kthehet në ORMN. Me grup novatorësh në ballë të novacioneve dhe risive. Përgjegjës i tornerisë dhe në vitin 1967 caktohet drejtor i NSHMN-së (Ndërmarrja e Shfrytëzimit të Makinerive të Ndërtimit).

Ramazan Ferra, duke dhene interviste

 

23 vite e drejtoi këtë NSHMN, duke shkëlqyer si njeri i thjeshtë dhe i afërt me njerëzit, si organizator dhe kuadër i talentuar, si mbështetës i së resë, punëtor i madh, sakrifikues i pashembullt. I pari hapte ndërmarrjen dhe i fundit e mbyllte. Kur i kujtoj edhe tani emrin, është vërtet i rrallë. Disiplinë, rregull, mbështetje të fuqishme punëtorisë, duke hapur menca, e duke iu ndodhur atyre në halle dhe në gëzime.

Në NSHMN ky Ramazan Ferra, mbështeti nismat e mëdha që i duheshin vëndit dhe jo politikës, i duheshin zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe industrial. Mbështeti me teknikë të fuqishme, të gjitha veprat e artit që u bënë në hekurrudhat shqiptare, Fier -Ballsh, Laç-Lezhë-Shkodër, Fier-Vlorë. Në NSHMN u prodhuan rimorkiot 20, 40 dhe 60 tonëshe, që u nevojiten në transportin e turbinave për hidroçentralet e vëndit dhe pajisje shumë të rënda, për veprat strategjike që ndërtoheshin.

Veç këtyre me besimin se mund t’ia dilnin Ramazan Ferra, ngriti në këmbë punëtorinë për të prodhuar konstruksione e mëdha të metalurgjikut, makineritë e rënda të ndërtimit si buldozerë dhe eskavatorë, prodhoi makineritë për fabrikën e çimentos në Tiranë, shoshat vibruese për kantjerët e ndërtimit, vinça açensorë për suvatime, vinça ndërtimi me kapacitet 0.5 ton, presa me vakum për fabrikat e tullave, makineri për fabrikën e Gomës në Durrës. Dhe jo vetëm.

Në vitin 1990 emërohet drejtor i bonifikimit. Dhe këtu u ndje dora e fortë e organizimit, disiplinës dhe e arritjeve. 27 maj 1982 “Heroi i Punës”, 26 tetor 2012 “Nderi i Qytetit të Durrësit”, kur paa kësaj ishte me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”.

Punoi edhe pas 80-tave, në biznesit e të birit Isufit Ferra&CO. Isuf Ferrra i dytë, mbetet shembulli dhe etaloni tërheqës i biznesmenit të suksesshëm, duke justifikuar plotësisht besimin dhe bekimin e të jatit. Edhe këtu Ramazan Ferrës, nuk iu zbeh për asnjë çast shkëlqimi i punëve të madha dhe të vlefshme që kishte bërë. E justifikova veten që në fillim.

E nisa dhe e mendova për momentin për një urim racional dhe të dobishëm për këtë moshë. Por dora dhe mëndja u bënë bashkë dhe ndoqën një skaletë modeste të jetës aktive por me drama, të punëve dhe përgjegjësive që i kapërceu me sukses Ramazan Ferra, duke ardhur deri këtu, në këtë ditë të bekuar për të 8 maj 2023.

Natyrisht mosha, e cila nisi të numërojë minutat e para të frymëmarrjes me 8 maj 1932 dhe deri në këtë 8 maj të 2023-it, e barabaratë me 33.215 ditë jetë dhe dritë, po ia gërvisht memorien, po ia ul tonalitetin dhe muzikalitetin e zërit, ia ka frenuar disi shpejtësinë me të cilët përballonte ngarkesat, por fizikun nuk ia ka përkulur.

Gazetari Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

 

Teksa shkova ta uroja për 91 vjetorin e lindjes, me kolegët e mi të preferuar Ylli Pepo, Xhemal Reçi dhe Mark Brunga, teksa na ofroi mirseardhjen e zonja e shtëpisë Lili me vajzën e mrekullueshme Keidën, doli e na priti tek dera edhe Ramazan Ferra, duke kryer ritet aq të bukura të shqiptarit.

Ramazan Ferra 91 vjeç! Jam i sigurtë se do të kaloj edhe më thellë në të jetuar, për të arritur atë 100-ndëshin magjik, që mendohet si kufiri i pakapshëm i jetës. Por Ramazan Ferra jo vetëm do ta arrijë këtë kuotë psikologjike, por edhe do ta kalojë. Sot kemi bërë humor, kemi çfaqur ngjarje të bukura jetësore. Kujtimet vinin lumë dhe nuk la pa përmëndur asnjë shok e mik, kuadër të thjeshtë dhe të lartë, punëtorë e bashkëpunëtorë, mekanike e novatorë të aftë, që janë pjesë e palcës së punëtorisë së ndritur durrsake.

Përpara patëm sot një burrë të madh, të mënçur, serioz e korrekt, me ndjesi të rralla njerëzore. Patëm një bashkëshort, një baba, një gjysh që i gëzohet nipërve dhe mbesave si ditët joshëse pranverore. I veshur si në ditë feste. Por më shumë ishte veshur shpirtërisht, me atë dashuri të madhe që ka treguar tërë kohën për punën dhe për njerëzit.

Para nesh ishte sot një burrë i pashëm, me shumë emër dhe mbiemër, me famë të merituar. Kishim para një hero, një njerëzor të jashtëzakonshëm. Histori të dhimbshme treguam për të, por edhe histori që ia ngrejnë kryet dhe e bëjnë krenar deri në frymëmarrjen e fundit.

Ne sot takuam, folëm e biseduam me Ramazan Ferrën! U bëfsh 100 kampion!

Bujar Qesja
Durrës: 8 maj 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…