Gjiknuri në Peqin: Në 14 maj vlerësoni politikën e rritjes së pagave

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan


Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, gjatë takimi të mbajtur sot me qytetarë të Peqinit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe ku u prezantua edhe kandidati për këtë bashki, Bukurosh Maçi, tha se, “nuk është rastësi që ky shesh është kaq plot, sepse ju tashmë ia keni dhënë përkrahjen Bukuroshit dhe PS”.

Gjiknuri tha se, “ju e kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë të administrosh mirë bashkinë, të kesh një kandidat që i di problemet e njerëzve dhe që ka treguar në gjithë detyrat e tij se di të administrojë. Bukuroshi në detyrën e tij të mëparshme ka treguar se di të tërheqë projekte, atë që i ka munguar më parë Peqinit”.

“Në 14 maj vlerësoni edhe politikat e qeverisë Rama, vlerësoni politikën e rritjes së pagave dhe hapja e dritës jeshile, që rritja e pagës mesatare do të ndikojë direkt dhe për përfitimet për pensionistët. Vlerësojeni në mënyrë masive, sepse politika është arti i të mundshmes, është guxim, por ka nevojë dhe për mirënjohje”, u shpreh Gjiknuri.

Ai u shpreh se, “është momenti që i gjithë Peqini dhe Shqipëria të tregojnë mirënjohje. Jam i bindur që në 14 maj Bukuroshi dhe PS do të jenë kampionët e vërtetë në Peqin”.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.