Këlliçi: Transparencë në Bashkinë e Tiranës që ditën e parë

Premtimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës


“Transparencë në Bashkinë e Tiranës, për çfarë ka ndodhur në këto vite”, ishte premtimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi si veprimin e parë nëse fiton mandatin në krye të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në një emision televiziv, Këlliçi u shpreh se nuk ka ndërmend të telefonojë askënd nëse humb zgjedhjet.

Ai theksoi se ka dokumentuar të gjitha shkeljet deri më tani në fushatë, por u shpreh se deri më tani ajo ka qenë në konturet e një fushate të rregullt.

“Ditën e djeshme kam bërë një denoncim bombastik, dhe më vjen keq që nuk e kemi parë ende në media. Kam shkuar tek fabrika që prodhon asfaltin elektoral në Krrabë, e kam faktuar në flagrancë. Kam marrë Policinë e Shtetit, i kam dhënë informacionet që aty s‘ka leje mjedisi, s’ka leje mjedisore. Asgjë s’ka ndodhur. E kam çuar tek OSBE-ODIHR. Deri tani mund të them që fushata është në konturet e të qenit një fushatë e rregullt”, tha Këlliçi.

Ai foli edhe për momentet e vështira të fushatës.

“Jam përbaltur pothuajse në mënyrë të përditshme. Nuk kam dëgjuar asnjëherë akuza ose mohim të premtimeve ose rrëzim të premtimeve të mia me fakte konkrete apo me argumenta logjikë, racionalë. Por, në mënyrë të përditshme jam përbaltur, në mënyrë të padrejtë nga një makineri e tërë e aktivistëve, punonjësve të bashkisë së Tiranë që shpërndajnë video të montuara, fake news…Më kanë bërë që kam lindur jashtë Shqipërie, më kanë bërë që jam pjesë e komunitetit rom, më kanë bërë që jam pa shkollë”, theksoi ai.

Mazniku nga Cërriku: Investimet në infrastrukturë nxisin eksportet dhe turizmin

Më shumë se 2900 fermerë kanë përfituar nga skemat e mbështetjes së AZHBR-së në vitet 2023-2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mazniku nga Cërriku: Investimet në infrastrukturë nxisin eksportet dhe turizmin

Më shumë se 2900 fermerë kanë përfituar nga skemat e mbështetjes së AZHBR-së në vitet 2023-2024.