Nis nga Dibra targimi dhe regjistrimi i mjeteve bujqësore

Qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregatë, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara


Nis nga Dibra targimi dhe regjistrimi i mjeteve bujqësore. I gjithë procesi është bazuar mbi vetëdeklarimin e fermerëve, dhe deri më tani janë afro 250 mjete, të cilat tashmë janë targuar dhe regjistruar.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, pas vetëdeklarimit, kryhet konfirmimi nga ana e Administratës Doganore.

“Bëhet vetëdeklarimi, pastaj bëhet konfirmimi me doganën. Një praktikë për të cilën duhet të falënderojmë edhe drejtorinë e Doganave që na mirëkuptoi dhe na mbështeti pastaj çdo gjë “one stop shop””, tha Gonxhja.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Maqellara, Dibër, theksoi rëndësinë e këtij procesi.

“Për ne është shumë e rëndësishme që edhe automjetet bujqësore të targohen, të regjistrohen dhe të futen në një legjitimitet të munguar deri më sot me idenë se operojmë nëpër fusha, por ju ecni edhe në rrugë për të kaluar nga njëra parcelë në tjetrën. Është bërë një punë e mirë dhe unë besoj që do kthehet në një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku ftoi fermerët në të gjithë vendin të regjistrojnë mjetet e tyre bujqësore.

Qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregatë, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara, vetëdeklarim e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kostot drejt rajonales së shërbimeve të transportit rrugor.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…