Lec Kurti, kompozitori i operës së parë shqiptare

Përkujtojmë sot kompozitorin, diplomatin dhe politikanin, Lec Kurti ( 9 Maj 1884 – dhjetor 1948).


Përkujtojmë sot kompozitorin, diplomatin dhe politikanin, Lec Kurti ( 9 Maj 1884 – dhjetor 1948).

Lec Kurti lindi në qytetin e Shkodrës më 9 Maj të vitit 1884.

Studioi për kompozicion dhe për diplomaci në Pesaro të Italisë deri në vitin 1916. Do të vazhdonte më tej studimet në fushën e muzikës në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia dhe më pas për Shkenca Politike në Romë.

Lec Kurti është marrë me krijimtari muzikore deri në vitin 1916 dhe më pas iu përkushtua tërësisht veprimtarisë diplomatike dhe politike. Nga viti 1918 deri në vitin 1922, Lec Kurti ishte konsull në Bari.

Në karrierën e tij diplomatike nuk do të mungonte edhe detyra e të ngarkuarit me punë në Athinë, të cilën e kreu deri në vitin 1927, ku dhe është dekoruar nga shteti grek për kontributin e tij në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lec Kurti ka qenë edhe nënkryetar i Parlamentit dhe Ministër i Arsimit në kohën e Mbretërisë. Detyra më e lartë diplomatike ishte ajo e përfaqësuesit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (1927–1936).

Pas kësaj do të ishte Konsull në Romë deri në vitin 1939. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Lec Kurti ishte nënkyetar i Ballit Kombëtar dhe disa ditë përpara 29 nëntorit 1944, u largua përfundimisht nga Shqipëria.

Për arsye politike, krijimtaria e Lec Kurtit është lënë tërësisht në harresë deri në ditët tona. Ndër dorëshkrimet e tij gjendet e para sonatë për piano, e para sonatë për violinë e piano, i pari kuartet harqesh dhe e para operë në historinë e muzikës shqiptare.

Deri me sot, Lec Kurti rezulton të ketë kompozuar operën e pare shqiptare të titulluar “Arbëreshe”, shkruar ne vitin 1912. Titullin e saj të parë e ka pasur “Mirashi dhe Marta”.

Krijimtaria e Lec Kurtit përfshin vepra të tjera si ‘‘Trio, për violinë, violonçel dhe piano”, kjo pjesë është shkruar në datën 6 mars të vitit 1914.

Përveç këtyre veprave në krijimtarinë e bollshme të Lecit janë edhe “Quartetto”, në sol minor, për harqe, shkruar më 24 prill të vitit 1914. Pak ditë para përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Lec Kurti, si edhe shumë të tjerë nacionalistë shqiptarë, mori rrugën e “arratisë” për t´i shpëtuar ndëshkimit të komunistëve të cilët mbas Luftës së Dytë Botërore kishin marrë pushtetin në Shqipëri.

Kjo sepse ai kishte mbajtur postin e nënkryetarit të Partisë së Ballit Kombëtar. Qeveria e Hoxhës kërkonte nga autoritetet italiane kthimin e tyre me çdo kusht prapa, në Shqipëri.

Lec Kurti, duke qenë i pari shqiptar anëtar i Akademisë së Shkencave të Mbretërisë së Anglisë, kërkoi të shkonte në Londër për të biseduar me autoritetet e atij vendi për problemin mjaft të mprehtë të moskthimit nga autoritetet italiane të nacionalistëve të arratisur shqiptarë. Atëherë, u vendos që shqiptarët të mos ktheheshin, por edhe të mos qëndronin në Itali.

Kështu, të gjithëve iu dha e drejta për të emigruar diku tjetër. Ndërroi jetë në Romë në dhjetor të vitit 1948.

Që nga ajo kohë, muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur për publikun e gjerë, madje edhe për profesionistët.

Burimi: Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…