“Fashion Panorama”, Rama viziton ekspozitën e “Vogue Italia”
Ajo përmban një ekspozitë fotografish, të krijuara enkas për këtë projekt, si dhe imazhe arkivore
Ekspozita “Fashion Panorama – The Italian New Wave” nga “Vogue Italia” ngjalli kureshtjen e kryeministrit Rama, i cili e vizitoi së bashku me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano.
Ekspozita shënon një moment të rëndësishëm në historinë e veprimtarisë së Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).
Ajo përmban një ekspozitë fotografish, të krijuara enkas për këtë projekt, si dhe imazhe arkivore të shoqëruara me materiale audio-vizuale kushtuar punës së 10 dizajnëve të rinj italianë.
Stilistët Luca In, Jezabelle Cormio, Lessico, Riccardo Scaburri, Marco Rambaldi, Camilla Venturini & Giulia Venturini, Niccolò Pasqualetti dhe Luca Adami ishin të pranishëm në ambientet e Kryeministrisë.
“Fashion Panorama-The Italian New Wave” është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, me kurator Vogue Italia. Tirana është ndalesa e parë ndërkombëtare, e kësaj ekspozite.
???? Vizita e stilistëve: Luca In, Jezabelle Cormio, Lessico, Riccardo Scaburri, Marco Rambaldi, Camilla Venturini &…
Posted by COD – Center For Openness And Dialogue on Tuesday, May 9, 2023