Politika, larg duart nga drejtësia!
Sot ishte Dita Kombëtare e Drejtësisë, por edhe Dita e Gjykatës së Lartë (Gjykatës së Diktimit)
Nga Gjergj Habilaj
POLITIKA, LARG DUART NGA DREJTËSIA!
ME RASTIN E DITËS KOMBËTARE TË DREJTËSISË!
Sot ishte Dita Kombëtare e Drejtësisë, por edhe Dita e Gjykatës së Lartë (Gjykatës së Diktimit).
Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë të juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.
110 vitet e kaluara prej atij akti kanë qenë vite përpjekjesh dhe sakrificash të shumta të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës , por ëndrra e shqiptarëve vazhdon të mbetet e tillë edhe pas 110 viteve .
Natyrisht në Hotel Rogner janë mbledhur shumë nga personalitete e drejtësisë , me pjesëmarrjen edhe të trupave diplomatike, shumë nga të cilët mbajtën edhe fjalën e rastit.
Në të gjitha fjalimet binte në sy suksesi i reformës në drejtësi , gjë që askush nuk e vë në dyshim por askush ose shumë pakë përmendet se cila është gjendja e drejtësisë në këto momente dhe si do të dilet nga ky kolaps.
Postuar 10 Maj 2019
SHPËTONI QËLLIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI DHE VET REFORMËN … !!
SHPËTONI DREJTËSINË NGA KOLAPSI …!!
POLITIKA LARG DUART NGA DREJTËSIA ….!
NJË NGA RRUGËT PËR TË NXJERR DREJTËSINË NGA KOLAPSI:
“INTENSIFIKIMI NË NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE NË ZBATIM Ligjit Nr.10 385, datë 24.2.2011 “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” dhe LIGJ Nr. 26/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”.
…..DREJTËSIA NË KOLAPS…SI PASOJË E NGARKESAVE ….!!!
– Mijëra dosje presin në sirtarët e drejtësisë për tu gjykuar dhe marrë drejtësi.
– Mijëra çështje parashkruhen si pasoj e kalimeve të afateve pa u gjykuar , pa par dritën drejtësisë.
– Mijëra çështje ngelen pa u zgjidhur dhe transferohen nga brezi në brez , . Kemi dhjetëra çështje që pronarët e vërtet të cilët kanë çelur proceset gjyqësore përpara 20 viteve, si pasoj e moshës por edhe të tjera kanë ndërruar jetë. Këto dosje janë trashëguar te bijtë e tyre dhe shpesh herë edhe këta të fundit i kanë trashëguar te brezi mbas tyre, ndërkohë që brezat largohen njeri mbas tjetri ,pronat pësojnë ndryshime dhe tjetërsime të një pas njëshme .
– Humbja e funksionit për se u ngritën Gjykatat Administrative dhe kthimi i tyre për arsye të kohëzgjatjes dhe procedurave si gjykata të zakonshme është një faktor më shumë në rëndimin e situatës së drejtësisë .
Shkaqet pse drejtësia është në kolaps janë shumë , por nga më kryesoret janë :
a. Largimet të qindra gjyqtarëve nga reforma e drejtësisë ose për shkaqe të tjera, ndërkohë që masat për ti kompensuar këto largime nuk po duken ose nuk janë efecientë , duke bërë që ngarkesat të rishpërndahen të gjyqtarët e ngelur , tej mundësive teorike për ti përballuar në kohë .
b. Pa aftësia e organeve të administratës publike për të dhënë drejtësi ose për të shkaktuar sa më pakë padrejtësi , bënë që me mijëra çështje që mund të zgjidheshin shumë lehtë nga këto organe , përfundojnë në gjykatë duke rënduar padrejtësisht situatën në sistemin e drejtësisë .
c. Hezitimi për tu pranuar nga shumë gjyqtar ose edhe gjykata zgjidhja shumë çështjeve , në përputhje me nenin 2 (Fusha e zbatimit ), të Ligjit Nr.10 385, datë 24.2.2011 “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” dhe LIGJ Nr. 26/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”.
– Ka shumë gjyqtar apo gjykata që e vlerësojnë , e rekomandojnë dhe e nxisin mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me ndërmjetësi . Si rezultat ka shumë vendime që shumë lehtë mund të bëheshin vendime përgjithësues për të gjitha gjykata, gjë që nuk ndodh .
– Por shumica e gjykatave, e gjyqtarëve nuk e njohin, nuk e vlerësojnë dhe aq më tepër nuk e nxisin , nuk e rekomandojnë mënyrën e zgjidhjes me ndërmjetësim në përputhje me Ligjit Nr.10 385, datë 24.2.2011 PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” dhe LIGJ Nr. 26/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”.
– Hezitimi i shumë prokurorëve apo edhe gjyqtarëve për të aplikuar nenin 406/d të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë (GJYKIMI ME MARRËVESHJE), për veprat penale që parashikon ky nen dhe dënimet maksimale deri 7 vite burgim.
– Ka shumë prokuror që kanë prirjen dhe nxisin zgjidhjen me Marrëveshje, ashtu si edhe ka shumë prokurorë që hezitojnë të futen këtij “telashi” edhe pse plotësohen të gjitha kushtet .
– Ka shumë gjyqtar që e pranojnë gjykimin me Marrëveshje në përputhje me nenin 406/d të Kodit të procedurës penale, ashtu si ka edhe shumë gjyqtar që hezitojnë ti futen këtij “telashi”.
Si mund të dal drejtësia nga kolapsi ?
Nga ky kolaps mund të dali vetëm duke vlerësuar shkaqet sa më lartë dhe marrjen e masave nga Ministria e Drejtësisë për ndryshimin e situatës.
Nisur nga përvoja si avokat por edhe si ndërmjetës , në kushtet e krijuara me situatën në sistemin e drejtësisë, zvarritjen e gjykimit të dosjeve , dy janë rrugët kryesore me të cilat mund të zbutet kjo krizë.
1. Forcimi i mëtejshëm i Ligjit LIGJ Nr.10 385, datë 24.2.2011 PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” dhe LIGJ Nr. 26/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”. Fushat e zbatimit i ka përcaktuar në mënyrë të qartë LIGJ Nr.10 385, datë 24.2.2011 PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE” dhe LIGJI Nr. 26/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”, NENI 2, Fushat e Zbatimit .
a. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kërkohet : ”Riorganizimi i plotë i institucionit të ndërmjetësimit, duke e bërë sa më veprues dhe kompetentet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
b. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kërkohet: “Përmirësimi i kritereve të licencimit dhe shtimi i nëmurit të ndërmjetësve pa shumë burokracira dhe procedura të tepërta. Rekrutimi për tu licencuar intelektual , domosdoshmërish me formim juridik me përvoje , pse jo edhe nga ata që kanë punuar në sistemin e drejtësisë, por nuk janë penalizuar për të ushtruar profesionin në sistemin e drejtësisë “.
c. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kërkohet: “Nëpërmjet përgjithësimit të vendimeve me shumë vlerë të shumë gjykatave, seminareve apo edhe udhëzimeve
d. Nga ana e Ministrisë së drejtësisë duhet të nxiten format e gjykimit me Marrëveshje në përputhje me Ligjin .
2. Rritja e nivelit të administratës publike, duke u trajnuar për tu aftësuar sa më shumë me qëllim që të marrin sa më pakë vendime të gabuara , por edhe në përputhje me kodin e Pr. Administrative të revokojnë, anulojnë e korrigjojnë shumë vendime të gabuara e si pasojë të përfundojnë në dyert e gjykatave sa më pakë çështje. Jo për çdo gjë duhen treguar dyert e gjykatave…!!!!
3. Shpallja e një amnistie sa më të gjerë , pasi ka shumë vite pa u shpallur do të ishte një lehtësim i madh jo vetëm për uljen e mbipopullimit të burgjeve, krijimit të lehtësirave të tjera por edhe në uljen e mijëra dosjeve që janë ende nëpër sirtarëve e prokurorive apo të gjykatave për çështje të vogla.
Ne , në asnjë mënyrë nuk kontestojmë reformën në drejtësi, përkundrazi e mbështesim por masat për të zbutur pasojat dhe mbi të gjitha të mos futet drejtësia ne kolaps i kundërshtojmë, pasi këto masa jo të plota bëjnë të venë në vështirësi vet sistemin e si pasojë reformën në Drejtësi.