Dodaj: Ambasada mbështet çdo nismë të Komunitetit shqiptar në Greqi
Konferencë për komunitetin shqiptar në Greqi, gruaja e së djeshmes, së sotmes dhe së nesërmes
Oficerja Koordinuese për Diasporën,në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, Joneda Dodaj, mori pjesë në konferencën me temë “?????????? ????????, ?????? ? ?ë ????????, ?ë ?????? ??? ?ë ???ë????”, organizuar nga Organizata jo-fitimprurëse “Jeta”, me presidente znj. Elona Kataro, me mbështetjen e Prefekturës së Atikës – Περιφέρεια Αττικής, e cila u përfaqësua nga Nën Prefekti për Çështjet Kulturore, z. Haris Romas.
Konferenca kishte si synim pasqyrimin e vështirësive dhe stereotipeve, me të cilat gratë shqiptare, të punësuara në sektorët e pastrimit dhe shëndetësisë, dhe jo vetëm, përballen në jetën e tyre të përditshme, si në ambientin e punës, ashtu edhe në atë social, duke u ndalur veçanërisht në promovimin e imazhit dhe të rolit të rëndësishëm të gruas bashkëkohore shqiptare në familje, në punë dhe në shoqëri.
Në fjalën e saj, znj. Dodaj theksoi se aktivitete të kësaj natyre, nderojnë gratë që luftojnë për një të nesërme më shpresëdhënëse për veten dhe familjet e tyre, ato gra, që me forcën e tyre shpirtërore, personalitetin dinamik, durimin dhe këmbënguljen, thyejnë stereotipe, duke frymëzuar dhe fuqizuar brezat e rinj. Ajo vuri në dukje gjithashtu se, Ambasada ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm çdo nismë të komunitetit shqiptar që synon në mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.
Në kuadër të këtij aktiviteti, u promovua libri i pedagoges znj. Nefeli Stournara : “???ë???? ??????????? – ??ë ?ë?????? ??ë???????????? ?ë ?? ??????? ?????ë???? ?????”, një studim shkencor që prek probleme të jetës së përditshme të grave imigrante, të punësuara në spitale greke, i cili trajton këndvështrimet e jetës së tyre në Greqi.