Nikolla: Faleminderit Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot presidentin e Polonisë, Andrzej Duda


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot presidentin e Polonisë, Andrzej Duda dhe delegacionin që e shoqëron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Poloninë dhe e falënderoi presidentin Duda për mbështetjen e fuqishme nga Polonia të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Nikolla shprehu gjithashtu mirënjohjen për solidaritetin dhe kontributin e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ndihmën gjatë pandemisë së COVID-19.

Kryeparlamentarja Nikolla vuri në dukje vullnetin e Kuvendit për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin me Sejmin dhe Senatin e Polonisë dhe mbështetjen e nxitjen nga bashkëpunimi e diplomacia parlamentare të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetarja Nikolla vlerësoi ndihmën e Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, edhe në kuadër të Grupit të Vishegradit, si edhe sinergjinë mes Fondit të Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Kuvendi, qeveria dhe institucionet po punojnë për avancimin e reformave zhvilluese dhe integruese, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE dhe për t’iu bashkuar me dinjitet familjes evropiane.

Kryetarja Nikolla e falënderoi presidentin Duda për mbështetjen e Polonisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

“Të dy vendet tona po mbështesin Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër agresionit të Rusisë. Polonia është më e rrezikuar se vendet e tjera të kontinentit nga ky agresion, për shkak të mbështetjes së fuqishme ndaj luftës së drejtë të Ukrainës, por edhe për shkak të pozitës gjeografike kufitare me Ukrainën”, theksoi Nikolla.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda falënderoi Nikollën për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nënvizoi se, Polonia e konsideron Shqipërinë një aleate të ngushtë e të denjë në NATO dhe do të vijojë të mbështesë përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi presidenti Duda, janë të shkëlqyera dhe pa asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Presidenti Duda vlerësoi për përparimin e jashtëzakonshëm e të gjithanshëm të Shqipërisë dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, i cili është i dukshëm, si edhe shprehu vlerësimin për kontributin e Shqipërisë në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës dhe përpjekjet për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.