Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans krijojnë Çmimet “Turizëm- Grand Excellence ”

Grand Gala do të zhvillohet më 29 shtator në Tiranë


Albanian Excellence  dhe Travel Magazine Balkans, vendosën në  Hotel Mondial në Tiranë,  krijimin e  Çmimeve  të përvitshme “ Turizëm- Grand  Excellence ” , me qëllimin e rinjohjes së personavendërmarrjeve, institucioneve në industrinë e  turizmit mbarëshqiptar, të cilët janë lider  dhe kanë frymëzuar  dhe transformuar mënyrën për të bërë turizëm në Shqipëri  dhe kudo që ka shqiptarë dhe që flitet shqip,

Pas nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët , mes Albanian Excellence dhe Travale Magazine Balkans, si rregullator ligjor i ketij çmimi,  dy drejtueset përkatëse të këtij projekti, Flora Nikolla dhe Flora Baba , cilësuan se, Çmimet  “Turizëm –Grand  Excellence ”, kanë në fokus dy qëllime kryesore:  evidentimin e eksperiencave të suksesshme  dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri,  duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie si dhe   kultivimin e një kulturë ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria.

 Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të organizohet në Tiranë, në datë 29 shtator 2023, ndërkohë që  po punohet për të gjetur modalitetet më të mira për vendin se ku do të organizohet ky aktivitet mbarëkombëtar.

Flora Nikolla, themeluese dhe drejtore Ekzekutive e Albanian Excellence  e konsideroi Albanian Excellence,  një qëndër profesionalisht të  saktë për këtë aktivitet duke vënë  në dispozicion emrin e saj dhe të drejtën e njohur nga shteti shqiptar  për të nderuar e vlerësuar përmes gjykimit të saj çmimet e Ekselencës mbarëshqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë të suksesit. Si markë e njohur nga shteti shqiptar, Albanian Excellence,  do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale”, tha ajo.

“Përmes këtyre çmimeve,mendojme dhe gjykojmë t’i japim një vlerësim të drejtë e real  turizmit në Shqipëri , duke i dhënë një hop përpara kësaj industrie”, cilësoi Nikolla,  gazetare dhe producente e njohur  me një përvojë mbi 30 vjeçare në median  shqiptare.

Flora Baba, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Travel Magazine Balkans, u shpreh se , Travel Magazine Balkans , vendos në dispozicion të këtij aktiviteti emrin e saj , si njohëse dhe eksperte e një niveli të lartë dhe objektiv të industrisë së turizmit mbarëshqiptar.

“ Si revistë dhe databazë me prestigj, Travel Magazine Balkans, do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale si dhe do të realizojë të gjithë bazën e marketingut që do të shërbejnë për ngritur të gjithë këtë piramidë vlerash në turizminmbarë shqiptar”,cilësoi Baba, një nga gazetaret e njohura e me përvojë në fushën e turizmit në Shqipwri.

Me qëllim mbarëvajtjen sa më efikase të këtij aktiviteti  do të krijohet faqja  Turizëm Albanian  Excellence, faqe kudo të pasqyrohen të  gjitha aktivitetet, lajmet, cmimet, dokumentacioni përkatës që ka lidhje me këto çmime. Po ashtu  me qëllim mbarëvajtjen  e  këtij aktiviteti do të krijohet logoja përkatëse e çmimeve Turizën – Albanian Excellence.

Një bord i përbërë nga specialistë dhe ekspertë të turizmit, do të jetë konsulenti kryesor për gjykimin e këtyre çmimeve mbarëkombëtare.

Sipas organizatorëve në këtë konkurrim mund të marrin pjesë , të gjithë personat fizikë,  ndërmarrje të njohur ligjërisht në Shqipëri,  sipas natyrës së mëposhtme : operatorë turistikë, resorte, hotele,aeroporte, porte,  DMC’s (Destination Management Company),  organizata jo qeveritare ,guida,  Agjenci udhëtimi në përputhje me kategorinë që aplikon.

Të interesuarit në pjesmarrje ,mund të aplikojnë në faqen e Tuurizëm Grand Excellence,  deri në dy kategori me mundësine për të fituar një. Për të marrë pjesë rekomandohet që personat të jenë të gatshëm që të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve që do të zhvillohen në qytetin e  Tiranës më 29 shtator 2023.  Pjesmarrësit duhet të konfirmojnë apo mbyllin pjesmarrjen të paktën tre javë përpara organizimit të ceremonisë.

Më poshtë po  japin listën e çmimeve që parasheh ky konkurrim :

1-Çmimi  i madh

2-Resorti bregdetar më i mirë

3-Turi operator më i mirë

4- Hoteli më i mirë Spa

5-Resorti më i mirë Alpin

6-Hoteli më i mirë Ekoturistik

7-Bashkia  e madhe më e mirë

8-Bashkia e vogël më e mirë

9-Inovacioni i Turizmit

10-Kompania më e mirë e Transportit

11-Itenerari më i bukur

12-Festivali më i mirë

13-Kompania më e mirë për turizëm dentare

14-Biznes Hotel

15-Cmimi i Mikpritjes

16-Agroturizmi më i mirë

17- Kantina më e mirë e verës

18-Kompania  më e mirë ajrore

19-Produkti më e mirë turistik

20- Shefi më i mirë

21-Shtegu më i bukur malor

Burimi: Albanian Excellence

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.