Celibashi letër Çelës, Dumanit dhe Rrumbullakut: Parandalim i krimeve zgjedhore

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi kërkon nga tre drejtuesit e këtyre institucioneve, koordinimin e punës për të parandaluar krimet zgjedhore dhe incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

“Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Mbi sa më lar, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave“, thuhet në letrën e Celibashit që mbanë datën 10 maj 2023.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!