Problematikat e shtetasve shqiptarë në Greqi, Dodaj takon Georgiadis

Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, Patroklos Georgiadis.


Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, Patroklos Georgiadis.

Sipas njoftimit të ambasadës shqiptare në Greqi, temat kryesore të diskutimit ishin:

? Vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Schengen;
? Rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit;

? Përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi – Digjitalizimi i plotë i procedurave/ rritja e personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave;
? Shkëmbim mendimesh mbi Kodin e Ri të Imigracionit, duke u ndalur në pikat që prekin komunitetin shqiptar në Greqi.
? Z. Georgiadis, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar, u shpreh pozitivisht për mbështetje në zgjidhjen e çështjeve të paraqitura.
? Bashkëbiseduesit rikonfirmuan gatishmërinë dhe vullnetin e të dy institucioneve për vazhdimësi të bashkëpunimit në të ardhmen. ????

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…