Berisha: Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha i pranishëm në mbylljen e fushatës zgjedhore të 14 majit në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha i pranishëm në mbylljen e fushatës zgjedhore të 14 majit në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë u shprehu “mirënjohje të pakufishme qindra mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës së koalicionit tonë, fushatës së kandidatëve të lirisë. Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarët, pranverën e bukur, pranverën e fitores”.

“Një mirënjohje e pakufishme ndaj Belind Këlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve, të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, me bisedat, me projektet, me programet. Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, më i nderuar, më i vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e tij.
Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë”, u shpreh ai.

“Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Sonte ne mbyllim fushatën me të cilën ne ia dolëm të bindim shqiptarët, ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj, të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin, të votojmë kandidatët tanë të fitores. Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona në bashki të qytetarëve, në bashki të komuniteteve”, tha Berisha.

“Tek flas para jush, mendja më shkon te fushata e vitit 2013. Në atë fushatë, forcat politike konkurronin me një program se cila do krijojë vende pune më shumë, se cila do rrisë rrogat më shumë për qytetarët, se cila do ofrojë shërbime më të mira, se cila do të udhëheqë Shqipërinë drejt hapësirave euroatlantike. Ndaluni sot, kthehuni te kjo fushatë.
Sot ne flasim se si do ndalojmë varfërinë e frikshme, se si do frenojmë shpopullimin, shkretimin e vendit. Se si të frenojmë largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, se si do mbrojmë pluralizmin, se si do mbrojmë Shqipërinë nga abiset e historisë, se si do mbrojmë vokacionin perëndimor të vendit tonë, se si të ruajmë nordin tonë drejt Brukselit, në një kohë kur partia tjetër, sekti tjetër e hapi fushatën me eksploziv, e mbyll me arrestime.
Vazhdoi fushatën me tallje me qytetarët, me tallave, me sharje ordineri për kundërshtarët. Vazhdoi fushatën me mashtrime ordinere se do dyfishojë rrogat”, tha Berisha.

“Në këtë situatë, kjo fushatë dhe votimi i 14 majit kanë një rëndësi jetike, kanë një rëndësi vendimtare për fatin e Shqipërisë, për fatin e shqiptarëve”, vijoi ai.


Ndaj dhe unë kam një mesazh sonte për çdo demokrate dhe demokrat, të gjithë kudo që jeni: me 14 maj, të votoni kandidatët e primareve, të merrni pjesë në votime, të votoni njishin, njishi është fati që shkatërron Edi Ramën, njishi është fati që përmbys monizmin, njishi është fati tek i cili ju firmosni fitoren”, tha Berisha.

“Mesazhi im është i njëjtë për çdo socialist shqiptar: unë u them sonte se 14 maji është një ditë shpëtimi për ju. Votoni kandidatët e primareve, votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, votoni njishin që të fitoni PS-në e uzurpuar nga një bandë kriminale, e cila ju paraqet ju ashtu siç nuk jeni. Nuk jeni ju njerëzit e krimit, nuk jeni ju njerëzit e mafias, por ju besoni në demokraci dhe vlerat e saj”, tha ai.

“Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite dimër, 10 vite ngricë, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, 10 vite varfëri, asnjë nuk duhet të qëndrojë indiference. Më 14 maji të votojë njishin, të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, të votojë Belind Këlliçin, të votojë kandidatët e primareve”, u shpreh Berisha./ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…