Alibeaj: PD do të dalë më e fortë pas këtyre zgjedhjeve
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, iu drejtua me një mesazh demokratëve në përmbyllje të fushatës
Në përmbyllje të fushatës së Partisë Demokratike, kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj iu drejtua me një mesazh demokratëve duke deklaruar se PD do të dalë më e fortë pas këtyre zgjedhjeve.
“Jam besimplotë se Partia Demokratike e Shqipërisë do të dalë pas këtyre zgjedhjeve më e fortë se më parë. Ne duhet të rikthehemi te vlerat për të cilat kjo parti është krijuar. Vetëm kështu do të ndërtojmë një të djathtë moderne dhe perëndimore, e cila do të jetë padyshim alterantiva qeverisëse e Shqipërisë nesër”, u shpreh Alibeaj.
Ai u bëri thirrje të gjithë dëmokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që të dielën më 14 maj të dalin masivisht për të votuar Partinë Demokratike dhe kandidatët për kryetar bashkie.
“Partia Demokratike është e vetmja alternativë e djathtë në këto zgjdhje. Është e vetmja forcë politike me integritet dhe moral politik. Çdo votë për subjekte politike që s’kanë asnjë lidhje më të është kthim pas, është votë për kastën e vjetër politike shqiptare. Le të shohim vetëm nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara. Partia Demokratike është shtëpia e të gjithë demokratëve dhe të djathtëve shqiptarë”, shtoi ai. /ATSH