Nikolla: Dita kur flet populli!
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka votuar sot në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka votuar sot në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, në Tiranë.
Pas procesit të votimit, në një prononcim për medie, Nikolla tha sot është një ditë kur politikanët heshtin dhe flet populli.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve ta ushtrojnë këtë të drejtë për të zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit bashkiak.
“Sot është një ditë kur politikanët heshtin dhe flet populli për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur. Uroj që masivisht qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë për të zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit bashkiak”, u shpreh Nikolla.
Ajo i dha dhe një mesazh politikanëve, për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës të qytetarëve, dhe të kthejnë këtë ditë në festë demokracie.