Gonxhja: DPSHTRR, në programet e Bankës Botërore për transportin publik

DPSHTRR dhe përfaqësues të Bankës Botërore diskutuan mbi sfidat në sektorin e transportit publik në Shqipëri


Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja, gjatë një takimi me Wendy Jia (Senior Urban Transport Specialist, WB) dhe Artan Guxho, përfaqësues të Bankës Botërore diskutuan gjerësisht mbi sfidat në sektorin e transportit publik.

“Ndava vizionin e DPSHTRR-së dhe gatishmërinë maksimale për përfshirje konkrete me të gjitha kapacitetet në programet e Bankës Botërore në këtë fushë”, u shpreh Gonxhja.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore pasi u njohën me reformat e ndërmarra nga Automotorizmi Shqiptar shprehën vullnetin e plotë për të mbështetur sektorin.

Përmes projekteve në infrastrukturën e transportit publik, levizshmërisë së gjelbërt, digjitalizimit të sistemeve operative dhe modernizimin e shërbimeve, si dhe asistencës teknike dhe financiare, BB synon të kontribuojë në zbatimin e praktikave më optimale dhe shembujt e suksesit në vendet e mbështetura prej saj.

Brenda qershorit 2023 do të përzgjidhen e më pas propozohen fisha konkrete për mbështetje, në bashkërendim me MIE dhe DPSHTRR.

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi