Berisha: Ftoj qytetarët që ende nuk kanë votuar të votojnë
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit pranë Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje sot qytetarëve të shkojnë të votojnë.
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit pranë Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje sot qytetarëve të shkojnë të votojnë.
Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha tha se çdo votë e qytetarëve do të mbrohet nga opozita.
“Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre. Garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare”, u shpreh Berisha.
Edhe drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti bëri thirrje për pjesëmarrje në votime, teksa denoncoi edhe parregullsi gjatë ditës së sotme.