Beci: Ditë e rëndësishme për Shkodrën
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci votoi sot në Shkodër.
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci votoi sot në Shkodër.
Beci pas votimit në një prononcim për medie tha se, sot flasin qytetarët.
“Kam folur shumë gjatë fushatës, sot radhën e kanë qytetarët. Është ditë e rëndësishme për Shkodrën, shpresoj të jetë e mbarë për të gjithë! Ftesa ime është për pjesëmarrje sa më të lartë dhe qytetari”, tha Beci.
Ai falenderoi dhe gazetarët për punën e bërë gjatë kësaj fushate zgjedhore, të cilët sipas tij kanë bërë një punë profesionale.