Hohmann: Kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë, rol vendimtar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann bëri të ditur se po vëzhgon në terren procesin zgjedhor,
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann bëri të ditur se po vëzhgon në terren procesin zgjedhor, që po mbahet sot në Shqipëri për zgjedhjet lokale.
Hohmann tha se kjo është një ditë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të përdorin të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata për katër vitet e ardhshme.
“Kryebashkiakët dhe këshilltarët e ardhshëm bashkiakë kanë një rol vendimtar për të luajtur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.
Sot po vëzhgojmë zgjedhjet lokale! Kjo është një ditë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të përdorin të drejtën e tyre…
Posted by European Union in Albania on Sunday, May 14, 2023