Nëna ime!
Nëna ime tani është bërë më e bukur, ndonëse fytyra i ngjan një harte
me rrudha pa fund
Nga Neviana Shehi
NËNA IME
Nëna ime tani është bërë më e bukur
ndonëse fytyra i ngjan një harte
me rrudha pa fund
Tashmë flet më pak
është më e tërhequr
dhe një nerv i padukshëm
gjithë trupin ia tund
Nëna ime është një banore
e heshtur
e librit të jetës
Duke nënvizuar me heshtje
gjithçka që s’i pëlqen
flet me të vdekurit e saj
më shumë se me të gjallët
ndoshta vetëm me ta
gjen gjuhë të përbashkët
Fle pak, shumë pak,
sepse ajo s’sheh më ëndrra
ëndrrat që kishte i dogji në vite
tashmë sytë e saj i ngjajnë
një qielli të acartë
që më shumë se me diej
është mbushur me mite
Nëna ime është unë
në kohët e ardhshme
por dhe një e shkuar
ngjyrë droje
Një e nesërme e prekshme
që veç me veten matet
pak amazone e gjallë
dhe pak Helenë Troje
Nena ime.
Foto: Maj 2020