Zgjedhjet Vendore, Rakip Suli fiton në Bashkinë Kamzë

Rakip Suli ka fituar mandatin e dytë nën logon e PS për bashkinë Kamzë, në zgjedhjet e 14 majit.


Rakip Suli ka fituar mandatin e dytë nën logon e PS për bashkinë Kamzë, në zgjedhjet e 14 majit.

Në një deklaratë për mediet, me kryetarin e PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, Suli tha se do t’u shërbejë qytetarëve pa ndasi politike.

“Zoti i bekoftë qytetarët e Kamzës. Privilegj që m’u dha mundësia për të kandiduar në Kamzës. Sot qytetarët djem dhe vajza i dhanë një mesazh gjithë Shqipërisë që nuk janë provë e askujt por janë në shërbim të familjes së tyre. Një mesazh që ai që është sot non grata në 30 vite shpirtin si dhanë por ai hapi vetëm një gropë të madhe në Kamzë, ku sot ka rënë vetë”, tha ai.

“Qytetarët vlerësuan qendrën, kopshtin, shkollën, infrastrukturën, shërbimin dhe kthimin e besimit tek bashkia e Kamzës. Bashkia u bë një shtëpi e madhe për 150 mijë banorë. Siç bëra betimin 4 vite më parë, unë nuk i ndava njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Votuesit që më besuan mandatin e dytë për të drejtuar bashkinë i siguroj që Rakip Suli do të jetë edhe për katër vitet e tjera një shërbëtor i mirë për qytetarët pa bërë ndasi politike. Do t’u thoja shqiptarëve se kjo është Kamza reale. Zoti i bekoftë qytetarët e Kamzës”, tha Suli.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…