Koço Tasi, ministri i Drejtësisë i dënuar me burgim të përjetshëm!

Koço Tasi lindi më 15 maj 1889 në Leusë të Përmetit. Përkrahu “Lëvizjen e qershorit” të Fan Nolit më 1924


Përkujtojmë sot Koço Tasin, jurist, ligjvënës dhe autor i dorëshkrimeve të ndryshme juridike (15 maj 1889 – 15 maj 1966)
Koço Tasi lindi më 15 maj 1889 në Leusë të Përmetit.

Më 1903-1906 emigroi në Rumani dhe më pas, më 1906-1913 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 1913-14 u kthye në Shqipëri, ku nisi punën si avokat dhe u bë anëtar i “Krahut Kombëtar”.

U zgjodh deputet i Prefekturës së Gjirokastrës në Këshillin Kombëtar të Shqipërisë nga 21 prill 1921 deri më 30 shtator 1923. U emërua nënministër i Punëve të Brendshme, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Punëve Botore.

Përkrahu “Lëvizjen e qershorit” më 1924 në Përmet dhe më pas u emërua prefekt i qeverisë Noli në Gjirokastër. Me Triumfin e Legalitetit emigroi në Greqi deri më 1941. Atje shkroi teoritë e tij për “shoqëritë e krishtera”.

U arrestua nga komunistët më 17 nëntor 1944 dhe me 13 prill 1945 u dënua nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Lirohet pas 20 vitesh, në tetor të vitit 1964.

Familja e tij në mars të vitit 2011 boton një libër nën titullin “E drejta e shkruar në burg “.Kjo vepër është një përmbledhje dorëshkrimesh juridike të cilat Koço Tasi i shkroi në Burgun e Burrelit.

“Vepra e vogël” siç e quante ai vetë, e shkruar në gegnishte u gjet në vitet 90 nga një ish-i burgosur i Burrelit, Çaush Çoku i cili e kishte ruajtur atë deri atëhere.

Ai është gjithashtu autor i shumë shkrimeve të tjera të cilat kanë mbetur të pabotuara. Sipas të birit të tij, Koço Tasi vazhdoi të shkruante deri në ditët e fundit të jetës së tij. Vdiq në 15 maj të vitit 1966.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…