Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare në edicionin e dytë

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e Ministrisë së Kulturës


Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se ky program do të vijonte edhe në 2023-shin.

Edicioni i dytë i JKN nis këtë maj e përfundon më 30 nëntor 2023. Ministrja ka prezantuar programin e këtij viti në një konferencë për mediet, e zhvilluar në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Programi i këtij viti nis me BE, 16-22 maj, vazhdon me artistët që do të vijnë nga Greqia, nga data 23-29 maj. Ndërsa muaji qershor do të nisë me kulturën italiane.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Nëpërmjet këtij projekti njihen më mire, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore.

Përgjatë vitit 2022, Javët Kulturore Ndërkombëtare angazhuan mbi 700 artistë.

Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, JKN do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…