Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Azisë qendrore nxit klimën e mirëkuptimit dhe paqes në rajon

Në Kinë, në Xi’an, Provinca Shaanxi, në datat 18 – 19 Maj 2023, Presidenti Xi Jinping do të kryesojë samitin Kinë – Azi qendrore.


Nga Dr. Enriko Ceko

Në Kinë, në Xi’an, Provinca Shaanxi, në datat 18 – 19 Maj 2023, Presidenti Xi Jinping do të kryesojë samitin Kinë – Azi qendrore.

Azia qendrore kufizohet me Deti Kaspik në perëndim, me Kinën dhe Mongolinë në lindje, me Afganistanin dhe Iranin në jug dhe me Rusinë në veri, dhe përfshin ish-republikat sovjetike të Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit me një sipërfaqe totale rreth 4,003,451 km2 dhe me një popullsi rreth 76 milionë banorë, ku Kazakistani ka 19 milionë, Kirgistani 7 milionë, Taxhikistan 10 milionë, Turkmenistani 6 milionë dhe Uzbekistani 35 milionë banorë.

Qyteti Xi’an/Xinhua

Me ftesë të Kinës, në këtë samit shumë të rëndësishëm për rajonin dhe dy kontinentet atë Evropian dhe atë Aziatik, do të marrin pjesë Presidenti Kassym-Jomart Tokayev i Kazakistanit, Presidenti Sadyr Japarov i Kirgistanit, Presidenti Emomali Rahmon i Taxhikistanit, Presidenti Serdar Berdimuhamedov i Turkmenistanit dhe Presidenti Shavkat Mirziyoyev i Uzbekistanit.

Dida media ndërkombëtare e kanë trajtuar këtë lajm shumë të rëndësishëm si një akt të lëvizjes së Kinës drejt një rajoni me burime natyrore, financiare dhe njerëzore, por e vërteta është se Kina e shikon këtë rajon si një mundësi për zhvillim gjithëpërfshirës transnacional, dhe jo thjesht një mundësi për zgjerim të orientimit të saj ekonomik apo kulturor.

Qyteti historik i Xi’an-it, në rrugën e lashtë të Mëndafshit, pret këtë samit të parë midis këtyre vendeve, që do të fokusohet në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me Pekinin, në kuadër të një orientimi transnacional.

Qyteti Xi’an/Xinhua

Kina, që është konsumatori i dytë më i madh i energjisë në botë, ka investuar miliarda dollarë për të shfrytëzuar rezervat e gazit natyror në Azinë Qendrore, dhe lidhjet hekurudhore që lidhin Kinën me Evropën përshkojnë rajonin në kuadër të projektit disa trilionë dollar të infrastrukturës globale” Një Brez, Një rrugë”, iniciativë e drejtpërdrejtë e presidentit të Kinës Xi Jinping.

Ky samit konsiderohet si ngjarja ndërkombëtare e vitit për Kinën, përgjatë të cilit, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, do të nënshkruhen “dokumente të rëndësishme”, pasi në ditët e punimeve të samitit “krerët e shteteve pjesëmarrëse do shqyrtojnë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Azinë Qendrore dhe do shkëmbejnë pikëpamjet mbi bashkëpunimin Kinë-Azi Qendrore në fusha të ndryshme dhe për çështje të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Ky samit vjen pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të këtyre vendeve me homologun e tyre kinez muajin e kaluar, po në Xi’an, takim ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe përfitim të ndërsjellë, në të cilin të gjitha palët përsëritën… mbështetjen e palëkundur të ndërsjellë për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të njëri-tjetrit, kundërshtimin e ashpër ndaj ndërhyrjes së jashtme në punët e brendshme dhe refuzimin me vendosmëri të… forcës që krijon kaos dhe turbulenca në Azinë Qendrore.

Republikat e Azisë Qendrore kanë qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe janë dominuar nga Moska që nga mesi i shekullit të 19-të dhe në vazhdim, por me kalimin e kohës natyrshëm partneriteti me Kinën është shtuar duke bërë që në vitin 2022, eksportet e Kinës në Azinë Qendrore të rriteshin 60% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në më shumë se 1.4 miliardë dollarë.

Treni nga Yi’wu për Azinë Qendrore/Xinhua

Vizita e parë pas pandemisë e Presidentit të Kinës ka qenë pikërisht në një nga vendet e këtij rajoni, në shtator të vitit të kaluar.

Patjetër që ky samit do jetë një “gur themeli për fillimin e një plani të ri për marrëdhëniet e mëtejshme Kinë-Azi Qendrore dhe do të hapë një epokë të re bashkëpunimi” – tha përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, i cili me këtë rast shtoi se “Kina dhe vendet e Azisë Qendrore janë fqinjë miqësorë dhe partnerë strategjikë gjithëpërfshirës dhe se të dy palët kanë ndjekur gjithmonë parimet e respektit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë, miqësisë, ndihmës reciproke dhe bashkëpunimit të favorshëm në zhvillimin e marrëdhënieve”.

Dr. Enriko Ceko

 

Kina prej kohës ka shprehur gatishmërinë të punojë me vendet e Azisë Qendrore dhe për të shikuar këtë samit dhe vizitat e mëtejshme midis përfaqësuesve të këtyre vendeve si një mundësi për të zgjeruar më tej bashkëpunimin e gjithanshëm, për të ngritur marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe në një nivel të ri dhe për të kontribuar në paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin rajonal dhe botëror.

Që nga fillimi i viteve 1990, republikat e Azisë Qendrore janë orientuar gradualisht drejt ekonomisë së tregut, duke zbatuar reforma strukturore për të përmirësuar nivelin e konkurrencës, duke nxitur zhvillimin e industrive dhe aplikimit të politikave fiskale miqësore ndaj biznesit, duke ruajtur bilancin tregtar, mbajtjen e borxhit publik në nivele sa më të ulëta dhe akumulimin e rezervës kombëtare.

Qyteti Xi’an/Xinhua

Në periudhën 2007 – 2019 vendet e këtij rajoni tërhoqën më shumë se 378.2 miliardë dollarë investime të huaja direkte (IHD), me anë të të cilave është synuar nxitja e industrive të reja që kërkojnë aplikime të teknologjisë së nivelit të lartë

Pesë republikat e Azisë Qendrore janë anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe janë anëtare të Programit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal të Azisë Qendrore, së bashku me Afganistanin, Azerbajxhanin, Kinën, Mongolinë dhe Pakistanin.

Në këtë kuadër, Kina synon që të luajë një rol të rëndësishëm në integrimin e mëtejshëm të këtij rajoni në zhvillimet rajonale dhe më gjerë në kuadër të ruajtjes së paqes në këtë rajon dhe në kuadër të Iniciativës së Zhvillimit Global, Iniciativës së Sigurisë Globale dhe Iniciativës së Qytetërimit Global, tre iniciativa që janë paraqitur nga Kina dhe gjithashtu edhe në kuadër të ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta për mbrojtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të Euro-Azisë dhe përtej.

Burimi: CRI.CN

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.