Rama: Shkodra, potencial i fjetur për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shkodra do të zgjojë potencialin e fjetur që ka për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shkodra do të zgjojë potencialin e fjetur që ka për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Në takimin falënderues në qytetin e Shkodrës, për zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama tha se, “kam ftuar sot të vijnë këtu disa nga ministrat, sepse ne nuk mund ta refuzojmë këtë sfidë”.

Ai tha se, “kjo është një fitore jashtëzakonisht e veçantë dhe kjo kërkon një vëmendje jashtëzakonisht të veçantë, sepse nga njëra anë na është dhënë një besim i madh, por nga ana tjetër nuk është vetëm çështja e Shkodrës, nuk është vetëm çështja e shkodranëve, këtu është çështja e Shqipërisë dhe ekonomisë së saj. Shkodra është një fuqi e madhe e fjetur në aspektin e potencialit që ka për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe ne duhet ta zgjojmë sa më shumë këtë potencial, natyrisht për të mirë, në radhë të parë, se janë këtu të shkodranëve, por në funksion të mirë të të gjithë Shqipërisë”.

“Është një zonë që është zona më e bekuar e Shqipërisë. Dhe natyrisht ne nuk mund t’i bëjmë të gjitha. Natyrisht për 4 vite nuk mund të zgjohet i gjithë ky potencial i jashtëzakonshëm, por 4 janë të mjaftueshëm për të filluar dhe bërë një ndryshim që i prek drejtpërdrejtë, jo vetëm sytë, por edhe mendjet e njerëzve dhe i bën njerëzit në Shkodër të jenë krenarë, jo vetëm për historinë, por të jenë krenarë edhe kur dikush vjen, sepse do ta presin në një shtëpi të pastër dhe në një shtëpi ku ke qejf të hysh dhe jo në një shtëpi ku të mbyt papastërtia”, tha ai.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"