BE, mbi dy milionë euro investim në bujqësi dhe zhvillimin rural në qarkun e Dibrës

Nëpërmjet programit IPARD, BE-ja po investon më shumë se 2 milionë euro në bujqësi dhe zhvillim rural në qarkun e Dibrës, nëpërmjet 25 granteve nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt fermerët dhe sipërmarrësit.


Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se, panairi në Peshkopi ishte një shembull konkret sesi mbështetja e BE-së i ka ndihmuar fermerët vendas në qarkun e Dibrës të prodhojnë produkte cilësore “Made in Albania”.

Delegacioni i BE-së ishte i pranishëm në këtë panair ku patëm mundësinë të shkëmbejmë me biznesin vendas të turizmit mbi sfidat me të cilat përballen dhe se si mund t’i mbështesë BE-ja.

“Nga gastronomia e shkëlqyer tek mikpritja e ngrohtë në bujtinat tradicionale, guidat turistike të certifikuara për shtigje me biçikleta, rafting dhe hapja e shtigjeve të reja ecjeje, ata janë të përkushtuar të krijojnë një eksperiencë origjinale dibrane”, thekson delegacioni i BE-së, në postimin në rrjetet sociale.

Delegacioni i BE-së bën të ditur se, vetëm nëpërmjet programit IPARD, BE-ja po investon më shumë se 2 milionë euro në bujqësi dhe zhvillim rural në qarkun e Dibrës, nëpërmjet 25 granteve nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt fermerët dhe sipërmarrësit.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Shqipërinë në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve që jetojnë në hapësirën rurale”, shprehet delegacioni i BE-së, teksa ka publikuar edhe foto nga panairi në Peshkopi. /ATSH

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030