Nesër është 20 Maj – “Dita Kombëtare e Jetimëve”

SQARIM PËR GAZETARËT, MEDIAT, INSTITUCIONET SHTETËRORE DHE OJF, etj…


Nga ILIR ÇUMANI

Kanë kaluar plot 20 vjet, që kur personalisht e ideova, nxita përmes procedurave ligjore dhe jetësova 20 Majin si një ditë SIMBOL, si ditë kujtese dhe sensibilizimi për të gjithë shoqërinë dhe institucionet për një vëmendje të shtuar dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj shtresës më të dobët dhe më të pambrojtur të shoqërisë; fëmijëve pa familje dhe pa kujdes prindëror. Një vëmendje dhe kujdes i madh që nuk duhet të jetë vetëm në 20 Maj, por në çdo ditë të vitit.

Mirëpo, shpesh dhe me keqardhje kam dëgjuar dhe kam konstatuar në mënyrë të vazhdueshme se, shumë media, institucione shtetërore, OJF, individë të ndryshëm, madje edhe deputetë, (ligjvënës), me dhe pa asnjë lidhje me kauzën e jetimëve, përmes kakofonive krijojnë zhurmë mediatike me moskuptime dhe keqkuptime kur artikulojnë në gojën e tyre duke e konsideruar dhe duke e paraqitur 20 Majin si “Ditë (Ndër)Kombëtare e Jetimëve” dhe si një “Ditë Feste….!”


Kjo është e papranueshme, njëkohësisht edhe fyese, jo vetëm për ideatorët që e celebruan dhe e jetësuan këtë Ditë Kujtese dhe Reflektimi.

Në radhë të parë, është fyese edhe për Target Grupin së cilës i është dedikuar kjo DITË SIMBOL, që tregon qartazi mungesën e seriozitetit me të cilën duhet parë këndvështrimi i kësaj date simbolike, që na kujton të gjithëve se sa borxh të madh i kanë institucionet dhe mbarë shoqëria të gjithë shtresës së Jetimëve!

20 Maji, nuk është Ditë Ndërkombëtare, por është Dita Kombëtare e Jetimëve, pra është shqiptare.

20 Maji, nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë Ditë Feste, por Ditë – Kujtese, Reflektimi dhe Ndërgjegjësimi….

Kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë është e gjitha kjo, për të gjithë ata që tregojnë pak kujdes, vëmendje dhe në fund të fundit respekt për kauzat që i shërbejnë humanizimit të shoqërisë sonë….!

Tiranë, 19 Maj, 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…