72 vjet më parë, volejbolli durrsak fitonte “Kupën e Republikës”

9 volejbollistët e Durrësit fitues të “Kupës së Republikës”. Emra surprizë, në një foto që publikohet për herë të parë


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Kemi thënë edhe më parë, një pamje një histori, një pamje shumë argumenta, një pamje vlerë e patjetërsueshme e traditës. Duhet t’ia dimë për nder brezave që kanë ikur fizikisht, por që lanë pas një histori mburrjeje, që është pak me thënë e barabartë me kryelartësi. Pasionantë, vullnet plot, bindës në çdo qelizë të trupit për t’ia dalë. Brez idealistësh, me betim burrash për të mbrojtur e bërë krenarë, qytetarinë durrsake të etur për fizkulturë dhe sport.

Është një foto e realizuar në “Kupën e Republikës”, të organizuar në Durrës me 8-12 qershor 1951. Aso kohe mungonin kampionatet e rregullta dhe sistemi i grumbullimit ishte më funksional. Ndeshjet zhvilloheshin në parkun sportiv “Nako Spiro”, prandaj dhe më dogji, teksa u tjetërsua vendi ku durrsakët dyluftonin me rivalët e tyre.

Sado të doja të kthehesh në muze natyral, kjo nostalgji e jona, ky mall i pashuar ku edhe sot dëgjoj jo vetëm kurajon sportive, por edhe brohoritjet delirante të tifozërisë së jashtëzakonëshme durrsake.
Në biseda me shokë dhe miq, ka nxjerrë krye një merak i imi. T’i heqë sadopak pluhurin e harresës, ekipeve të volejbollit dhe basketbollit, që lindën dhe zhvilluan traditën e fuqishme të Durrësit në lojra, protogonistëve të tyre.

Kështu më duket se prehen më të qetë dhe shpirti i tyre na josh, duke na kurajuar gjatë punës me këto shkrime. Jam i lehtësuar se bie dakort me ta, për të thënë se jemi në vazhdimësi dhe regojmë se çfarë bënë në të gjallët e tyre.

Kjo më jep forcë, e nxit mendimin, për t’i vendosur në meritat e tyre në tapetin gjigand të kujtesës dhe mos harresës. Në foto janë 9 volejbollistë. Është pamje që në dijeninë time, botohet për herë të parë. Një pjesë të emrave janë të papritur dhe më befasojnë. Sa mineralë të çmuar, ka në minierën e e pashfrytëzuar sportive të Durrësit?

Në pamje, nga e majta: Ramazan Njala, Omir Vokopola, Dhimitër Papa, Todi Koçi, Napolon Llalla, Naun Llazo, Vath Doçi, Asti Popa dhe Xhavit Hima. Parku Sportiv “Nako Spiro” Durrës, 8-12 qershor 1951

Lëviz nga vendi emrat e fotos. Ramazan Njala, Omir Vokopola, Napolona Llalla dhe Naun Llazo janë të njohur. Në kohën që bëjmë fjalë e deri në vitin 1956, ishte e lejuar që një sportist mund të konkuronte pa kufuzim, në të gjitha llojet e sporteve po të dëshironte.

Pas vitin 1956-57, u specifikua pjesëmarrja vetëm në një lloj sporti. Basketbollisti nuk mund të luante volejboll, futbollisti nuk konkuronte në atletikë, pingpongisti nuk mund të bënte shah, qitësi nuk mund të ishte edhe me ekipet e notit etj.

Dhe pas katërshes Njala, Llalla, Llazo dhe Vokopola, vijnë pesë të tjerët të cilët lapsi im nuk ka patur rast t’i evidentojë për vetë angazhimet e tyre. Tod Koçi është përmëndur disi, por rrallë, e shumë më pak nga ai Asti Popa. Sa i takon Dhimitër Papa, Vath Doçi dhe Xhavit Hima anonimati mbetet i plotë. Vëllezërit Papa janë dalluar në basketboll dhe pas Durrësit janë parë tek Tirana.
Por në volejboll ky Dhimitër Papa, çfaqet për herë të parë. Xhavit Hima, është vëllai i tifozit të madh të Durrësit Halit Hima dhe xhaxhai i futbollistit të njohur Mir Hima. Fisi Hima “vdisnin” pas sporteve, e veçanërisht pas futbollit.

Sa i takon Ramazan Njalës, Napolon Llallës, Naun Llazos dhe Omir Vokopolës janë shumë të njohur. Lon Llalla mbetet më madhështori. Shuteri më i mirë në lojrat e rinisë në Moskë në vitin 1955. Nga volejbollistët më të famshëm në historinë e rrjetës shqiptare.

Njala e nisi me futbollin, luajti hendboll, u aktivizua në atletikë, luajti volejboll dhe basketboll, ushtroi detyrën e trajnerit dhe të gjyqtarit. Veç këtyre mbeti edhe kronikan pasionant i fotografisë sportive.

Vokopola së bashku me të vëllanë Sejfi Vokopola, mbeten një dyshe e artë e sporteve, njerëz të mirë e të mënçur, pjesë e dinastisë së njohur të Vokopolave të Durrësit. Vath Doçi është emër safi i ri për lapsin tim dhe historisë sportive të prekur nga unë.

Janë 9 volejbollistë, që për kohën ishin më të mirët, derisa arritën të fitojnë edhe “Kupën e Republikës”. Në mos gaboj, në dijeninë time të nëntë këto yje të volejbollit durrsak të vitit 1951, nuk jetojnë. Nga viti 1951 e deri tash në 2023-shin, kanë kaluar 72 vjet. Nëse do të jetonte ndonjëri, i bie të jetë diku pranë një shekulli jetë.

Gjithsesi mirënjohje dhe nderim për këta djem të rinj, pasionantë që e ngritën autoritetin lojrave, duke provokuar krijimin e traditës së hershme, të ndërtimit spektakolar të historisë së volejbollit në Durrës.

Nëntë volejbollistë në një ekip. Durrësi kështu çfaqet, me bukurinë e një performance, që ka fatin dhe rastin si tani, të përmëndet dhe të përkujtohet si mburrje.

Durrës: 19 maj 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…