110 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Bullgari, koncert me muzikë shqiptare në Sofje
Morën pjesë, personalitete të larta të Bullgarisë, miq dhe ambasadorë të huaj.
Ambasada e Shqipërisë në Bullgari, në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve, organizoi në Sofje një koncert me muzikë shqiptare dhe bullgare, me pjesëmarrjen e sopranos Ramona Tullumani, pianistes Ardita Bufaj dhe violinistit Lorenc Radovani.
E pranishme ambasadorja Donika Hoxha, stafi i ambasadës. Morën pjesë, personalitete të larta të Bullgarisë, miq dhe ambasadorë të huaj.
POSTIMI NGA AMBASADA SHQIPTARE
Festimi i një momenti të jashtëzakonshëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësore, 110 vjet marrëdhënie diplomatike dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit në një atmosferë të mrekullueshme, me muzikë ?? dhe ??, me sopranon Ramona Tullumani, pianisten Ardita Bufaj dhe violinistin Lorenc Radovani, mes personaliteteve të larta, miqve dhe ambasadorëve të huaj.
Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë përuroi ekspozitën e piktorit bullgar Vasil Stojev.
Dy ditë më parë në Tiranë u zhvilluan konsultimet politike mes dy ministrive të Jashtme.
Edhe për shumë vite të tjera prosperiteti dhe harmonie të përbashkët! ?????
??| Celebrating a remarkable milestone in the history of ?? and ?? bilateral and friendly relations, 110 years of…
Posted by Albanian Embassy in Sofia / Ambasada Shqiptare në Sofje on Thursday, May 18, 2023