Spiro Xhavara, ushtaraku që po bën emër si shkrimtar në Greqi
Ambasada e Shqipërisë në Greqi promovon shqiptarët e suksesshëm në shtetin helen
Spiro Xhavara është një tjetër shqiptar që po lë gjurmë në Greqi. Ai është poet, shkrimtar, publicist e studjues, me një krijimtari të shtrirë në 55 vite.
Spiro Xhavara, në krijimtarinë e tij të bollshme, shkruan dhe mediton për punën e njerëzve të thjeshtë, duke u ndalur tek ndjenjat e mendimet e tyre.
Është anëtar i shoqatave të artistëve shqiptarë në emigracion dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve grekë, në Athinë. Përveçse një shkrimptar, Spiro është edhe një aktivist i shquar i komunitetit shqiptar në Greqi.
POSTIMI I AMBASADES SHQIPTARE NE GREQI
Spiro Xhavara lindi më 19 maj 1952, në Qestorat të Lunxhërisë, ku kaloi fëmijërinë e hershme të tij.
Formimi arsimor i Spiros është një formim ushtarak, çka ndihet edhe në personalitetin dhe karkaterin e tij.
Miqtë e quajnë Spiron njeriun e rregullit, disiplinës dhe korrektësisë.
Pas përfundimit me sukses të shkollës ushtarake “Skënderbej” dhe të Bashkuar, që prej 1972 shërbeu si oficer në radhët e ushtrisë për 21 vjet, në Berat, Skrapar, Himarë e Elbasan.
?️ Pas reformës në fillm të viteve ’90 udhëtoi drejt Greqisë për fillimin e një jete të re.
? Emigrimi dhe kushtet jo të favorshme që krijon ai, nuk e penguan Spiro Xhavarën të ishte artist, fillimisht brenda vetes e më pas ta ndante këtë shpirt me publikun. Spirua është poet, shkrimtar, publicist e studjues, me një krijimtari të shtrirë në 55 vite.
Krijimin e parë e ka botuar në moshën 17 vjeçare, në 1969. Ka botuar 20 libra (poezi, tregime, monografi, tregime satirike e komedi, esse, etj). Ka botuar qindra shkrime në shtypin e kohës, reportazhe, skica, përshkrime, si para 90-tës, edhe në shtypin shqiptar të Greqi. Ka redaktuar e përgatitur për botim rreth 90 libra të kolegëve krijues. Ka botuar për ta 47 kritika, parathënie, analiza e vlerësime.
?? Si gjithë shkrimtarët edhe për shkrimtarin Xhavara, vendlindja është muza e tij, veçojmë këtu “Mrekullia e jugut – Lunxhëria, Rrëza” dhe “Trokitje në porta lunxhiote”.
? Është anëtar i shoqatave të artistëve shqiptarë në emigracion dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve grekë, në Athinë. Përveçse një shkrimptar, Spiro është edhe një aktivist i shquar i komunitetit shqiptar në Greqi. Për vite me radhë ka qënë në krye Shoqërisë Lunxhëria, anëtar i kryesisë e “Federatës së Shoqatave Shqiptare të Greqisë” dhe pjesë e “Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë”.
?️ Në krijimtarinë e bollshme, Spirua shkruan dhe mediton për punën e njerëzve të thjeshtë, duke u ndalur tek ndjenjat e mendimet e tyre.
? Dhe kjo krijmtari është vlerësuar edhe nga institucionet shqiptare. Xhavara ka vlerësime, nga Kuvendi Popullor, shoqata në emigracion, është vlerësuar me “Mirënjohje” nga Bashkia Gjirokastër, Berat, etj.
? Mirënjohje Spiro Xhavara!!