Rama: Shqipëria e para në Europë për rritjen turistike krahasuar përpara pandemisë
Turizmi në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.
Turizmi në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot shifrat e Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë për rritje në turizëm dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë.
Referuar statistikave të OBT-së, Shqipëria shënon një rritje me 54% pas Qatarit dhe Arabisë Saudite, sa i takon rritjes në turizëm për këtë periudhë të parë të vitit.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar dhe tabelën me të dhëna.
Rama tha se “kjo konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”.