Gjekmarkaj me kryebashkiaken e Korfuzit: Emigrantët shqiptarë, ndër më të integruarit
Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u prit sot në një takim nga kryetarja e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.
Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u prit sot në një takim nga kryetarja e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.
Gjekmarkaj u shpreh se, Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.
“Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit”, shtoi ai.
Gjekmarkaj dhe kryebashkiakja Hydraiou diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Korfuzit dhe qyteteve shqiptare.
Po ashtu, temë e bisedimeve ishte bashkëpunimi mes qeverive dhe institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private, për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse dhe si instrument për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.