“Defender Europe 2023″/ Peleshi: Të tregojmë se mund të përballojmë çdo sfidë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur Defender Europë 23, ndërsa e konsideron një stërvitje të përmasave të jashtëzakonshme.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur Defender Europë 23, ndërsa e konsideron një stërvitje të përmasave të jashtëzakonshme.

Në fjalën e tij në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa falënderoi aleatët e Shqipërisë, Peleshi tha se synimi i kësaj stërvitje është të tregojë se vendi ynë mund të përballojë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e po ashtu të sigurojë qytetarët e Forcat tona të Armatosura janë gati në çdo moment të mbrojnë kufijtë e atdheut.

“Dy vite më parë u testuam me sukses për kapacitet tona, sot me po aq sukses po përballojmë të tjera detyra, përfshirë ato drejtuese dhe koordinuese. Dimensioni që ka Defender dhe angazhimi që kërkon është i një niveli sfidues. Ne i jemi përgjigjur denjësisht këtyre sfidave dhe synimi ynë është të tregojmë se mund të përballojmë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përmbushur çdo detyrë që na takon si vend i NATO-s. Një tjetër synim madhor është të sigurojnë qytetarët tanë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë gati të përmbushin detyrën e tyre, atë të mbrojtjes së kufijve të atdheut. Një rëndësi madhore ka kjo stërvitje për të treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të palëkundura në drejtimin e tyre drejt vlerave euro-atlantike”, tha Peleshi.

Ndërsa shpresoi që stërvitje të tilla të kthehen në një traditë, Peleshi theksoi se Defender Europë 23 ka natyrë mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët në përgjigje të krizave në një zonë të gjerë operacionesh, duke demonstruar aftësitë për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajonin e Europës.

“Një stërvitje e përmasave të jashtëzakonshme. Shpresoj që stërvitje të tilla të kthehen në një traditë që do shërbejnë për mbajtjen në gatishmëri të FA. Stërvitja është një stërvitje shumëkombëshe drejtuar nga ushtria amerikane. Me dinjitet po përfaqësohet edhe personeli ushtarak i vendeve të Ballkanit perëndimor. Stërvitja ka natyrë mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët në përgjigje të krizave në një zonë të gjerë operacionesh, duke demonstruar aftësitë për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajonin e Europës. Zhvillohet në një kohë sprove, në kërcënimin real të kufijve të aleancës për shkak të agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Populli i Ukrainës po mbron me vetëmohim dhe sakrificë atdheun. Një popull i tillë meriton ndihmë dhe mbështetjen tonë të pakursyer. Defender 2023 rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria ka me SHBA. FA e Shqipërisë janë pjesë e rëndësishme e kësaj stërvitje dhe po tregojnë profesionalizëm të lartë”, u shpreh Ministri.

Defender Europe 23, ngjarja më e rëndësishme ushtarake e vitit, po mbahet këtë të hënë (22 maj) në sheshin “Nënë Tereza” dhe përfshin 24 mijë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnerët. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s. Më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do marrin pjesë në Defender Europe 23.

/rtsh.al/

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…