Krifca në Panairin e Bujqësisë dhe Ushqimit: Mbështesim fermerët e vegjël për më shumë akses në tregje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca: Do të ndërtohen edhe 5 tregje të tjera


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po zgjeron mbështetjen për rritjen e aksesit të fermerëve të vegjël në tregjet vendase dhe të huaja, duke kontribuar në promovimin dhe shitjen më të shpejtë të produkteve të tyre.

E pranishme në Panairin e Bujqësisë dhe Ushqimit, në Tiranë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca informoi se këtë vit do të ndërtohen edhe 5 tregje të tjera, duke i lehtësuar fermerët për shitjen e produkteve, por edhe duke afruar konsumatorin me një gamë më të madhe prodhimesh.

“Krahas investimeve në ngritjen e tregjeve bujqësore sipas modeleve më të mira, së fundmi në Vaun e Dejës, në Farkë etj., po ndihmojmë fermerët të marrin pjesë në panaire lokale dhe ndërkombëtare, me qëllimin kryesor të promovimit të prodhimeve Made in Albania”, u shpreh ajo.

“Bujqësia shqiptare tashmë është gati të hapë dyert e saj për botën, me produkte cilësore dhe sipas standardeve më të mira”, vuri në dukje Krifca.

Ministrja shtoi se qasja e re në agroturizëm ka ngjallur kureshtje të madhe nga vizitorët e huaj, por edhe vendas, dhe kjo është bërë një pikë e rëndësishme për pasaportën e vendit tonë.

“Ushqimi, tradita, klima dhe biodiversiteti janë faktorët kryesorë për bujqësinë. Kemi një trashëgimi të të parëve tanë, dituria e tyre na ka mësuar si ta ruajmë edhe më shumë këtë sektor”, u shpreh Krifca.

“Vitin e fundit e mbyllëm me 500 milionë euro eksporte pasi kemi ndërtuar infrastrukturën, e cila ka ndërthurur përpjekjet individuale dhe të përbashkëta për fermerët”, përfundoi Krifca.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”