Rama: Lumi i Gashit, mrekulli që mahnit çdo ditë turistë nga e gjithë bota
Lumi i Gashit, shpallur zonë e mbrojtur “Rezervë Strikte Natyrore” në vitin 1996
Lumi i Gashit, shpallur zonë e mbrojtur “Rezervë Strikte Natyrore” në vitin 1996 dhe prej vitit 2017 pjesë e rrjetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, konsiderohet mrekulli natyrore që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, publikoi pamje të turistëve që vizitojnë zonën.
“Lumi i Gashit, një tjetër mrekulli që mahnit çdo ditë turistë nga e gjithë bota në Tropojë”, shkruan Rama.
Me një sipërfaqe prej 3 mijë hektarë, Lumi i Gashit shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në verilindje me Kosovën.
Për të vizituar këtë mrekulli natyrore në pellgun e parkut kombëtar të Valbonës në Tropojë, duhet ndjekur rruga automobilistike nga Bajram Curri në fshatrat Dragobi, Qerem, Markovce, Rorkuz dhe Doberdol, ndërsa nga këtu ndiqet rruga këmbësore drejt Lumi të Gashit, rrugë e cila zgjat 45 minuta.
Gjithashtu një tjetër shteg në rrugë këmbësore që të çon në Lumin e Gashit është Tropojë e vjetër duke kaluar përmes zonave, Degaj, Kanali i Gashit, Brodoshnicë, Qafa e Livadhit, Kusheticë dhe Doberdol.
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit është thuajse tërësisht e mbuluar me pyje ahu dhe pjesa tjetër me pyje halorë. Rrjedha e pandalshme e shumëvjeçare e ujit të këtij lumi e ka ndihmuar botën e gjallë të lulëzojë dhe të marrë jetë.
#BeautifulAlbania??❤️
*Lumi i Gashit, një tjetër mrekulli që mahnit çdo ditë turistë nga e gjithë bota në Tropojë?
Posted by Edi Rama on Tuesday, May 23, 2023