KQZ certifikon mandatet për 13 kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve
Në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë në zonën zgjedhore bashkia Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Komisioneri shpalli fitues Pjerin Ndreun, si kryetar i bashkisë Lezhë, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Gjithashtu, Komisioneri shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat bashkiakë:
Bashkia Libohovë;
Bashkia Fushë-Arrëz;
Bashkia Vorë;
Bashkia Divjakë;
Bashkia Poliçan;
Bashkia Skrapar;
Bashkia Pustec;
Bashkia Këlcyrë;
Bashkia Tepelenë;
Bashkia Sarandë;
Bashkia Delvinë;
Bashkia Konispol.
Në këtë seancë, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:
Bashkia Libohovë, Leonard Hide;
Bashkia Poliçan, Adriatik Zotkaj;
Bashkia Fushë-Arrëz, Hil Curri;
Bashkia Vorë, Blerim Shera;
Bashkia Divjakë, Josif Gorrea;
Bashkia Skrapar, Adriatik Mema;
Bashkia Pustec, Pali Kolefski;
Bashkia Këlcyrë, Klement Ndoni;
Bashkia Tepelenë, Tërmet Peçi;
Bashkia Sarandë, Oltion Çaçi;
Bashkia Delvinë, Besmir Veli;
Bashkia Konispol, Ergest Dule.