Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë!

Media ka qenë kështjella e fundit e demokracisë (hibride) por edhe ajo ka rënë tashmë.


Nga Mentor Kikia

Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë!

33 vjet pasi jemi shkëputur nga regjimi komunist, ja ku jemi. Nuk po analizoj, thjeshtë po referoj copëza nga raporti i fundit i Freedom House për standardet e demokracisë, drejtësisë dhe lirisë medias…

1 – “Megjithatë, vendi bëri pak përparim të qëndrueshëm drejt shndërrimit në një demokraci liberale të vërtetë dhe ende klasifikohet si një demokraci hibride. Shumica e udhëheqësve politikë shqiptarë mbetën armiqësorë ndaj vlerave liberale demokratike dhe kanë treguar pak vlerësim për faktin se barazia nën ligj dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë vlera të rëndësishme demokratike”.

Komenti im: Pra, jemi ende demokraci hidride, as diktaturë as demokraci, dhe me politikanë harbutë që s’pyesin për vlera, por vetëm për pushtet.

2- “Zgjedhjet lokale që sapo u mbajtën ishin një shembull tjetër që fatkeqësisht, për shkak të rrjeteve të kapjes së shtetit nga parti të caktuara, të bëjnë të mendosh se do të shohim të njëjtën gjë. Mendoj se status quo-ja politike ka të ngjarë të vazhdojë”.

Komenti im: Historia do të vazhdojë. Njëri ka kapur shtetin, tjerit opozitën, dhe nuk lëshojnë pe. Do të vazhdojmë të vuajmë nëse nuk reagojmë masivisht.

3- “Shumica e partive politike mbizotërohen nga udhëheqës me grusht të hekurt dhe kjo mungesë e demokracisë së brendshme partiake u demonstrua në mënyrën se si u përzgjodhën kandidatët për zgjedhjet lokale”

Komenti im: Kryetarët e partive janë edhe pronarët e tyre. Si është demokracia në parti ashtu është edhe demokracia në qeverisje. Kudo “dorë e hekurt”, kudo autoritarizëm.

4- “Drejtësia bazë për shumë qytetarë shqiptarë vërtet mungon. Dhe është gjithashtu një mjedis, ashtu si pjesa më e madhe e rajonit, ku mediat e pavarura po tkurren, aktorët e shoqërisë civile janë në pozitë të vështirë”.

Komenti im: Hapësirat e demokracisë po ngushtohen, dhe të thuash të vërtettën është një lloj heriozimi. Së shpejti mund të jetë edhe vepër penale.

5- “Debati publik dhe media u përqendruan më shumë në dinamikën e brendshme të PD-së sesa në problemet sociale dhe ekonomike me të cilat përballet vendi dhe nevojën për të kërkuar llogari nga qeveria e kryeministrit Rama”.

Komenti im: Media është vënë në shërbim të politikës. Ajo nuk raporton, nuk informon por thjeshtë shpërndan materialet e PR të partive. Në zgjedhjet e majit, e demonstroi këtë në mënyrë të “shkëlqyer”. Media ka qenë kështjella e fundit e demokracisë (hibride) por edhe ajo ka rënë tashmë.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…