Balluku: Akademia e Kodimit, mundësi për të rinjtë e talentuar
Zv/kryeministrja Belinda Balluku bashkëbisedoi sot me një grup studentësh nga universitetet më prestigjioze në SHBA
Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bashkëbisedoi sot me një grup studentësh nga universitetet më prestigjioze në SHBA, pjesë e udhëtimit studimor “Balkan Trek”, që përfshin disa vende të rajonit.
Balluku i informoi të rinjtë mbi objektivat strategjikë të qeverisë shqiptare, duke u fokusuar edhe tek Akademia e Kodimit.
Ajo theksoi se kjo Akademi, vit pas viti po merr gjithmonë e më shumë vëmendje, si një mundësi për të gjithë të rinjtë e talentuar dhe apasionuar pas teknologjisë.