Gonxhja: Adresim i sfidave të transportit rrugor me modelet më të avancuara digjitale
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja mori pjesë në workshop-in e EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri).
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja mori pjesë në workshop-in e EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri).
Gonxhja bëri të ditur se ky workshop ka të bëjë me fuqizimin e bashkëpunimit mes Policisë Rrugore e Policisë së Shtetit me DPSHTRR, përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit e platformave online.
Ai gjithashtu shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen dhe për vlerësimet e marra shumë pozitive për punën e deritanishme të DPSHTRR.
“Sfidat e jashtëzakonshme të një shoqërie që po motorizohet me shpejtësi dhe një transporti rrugor në zhvillim dinamik, duhen adresuar dhe përballuar me modelet më të avancuara digjitale dhe të shtetit pa letër, inovacionit dhe prakticitetit, lehtësisë së përdorimit, sigurisë dhe disponibilitetit në funksion të shërbimeve publike dhe qytetarit”, tha Gonxhja.
Takimi, i organizuar në ambientet e Tech-Space, me angazhimin e AKSHI-t, trajtoi problematikat më të mprehta teknike-administrative për zgjidhje dhe programoi një plan veprimi konkret.