Christiane Hohman: ISUV me pajisje moderne për sigurinë ushqimore

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann vizitoi sot Institutin e Veterinarisë dhe Sigurisë Ushqimore (ISUV) në kuadër të Javës së Europës.


Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann vizitoi sot Institutin e Veterinarisë dhe Sigurisë Ushqimore (ISUV) në kuadër të Javës së Europës.

Në këtë vizitë ajo shoqërohej dhe nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
Delegacioni i BE-së në një postim në rrjetet sociale informon se, ambasadorja pa nga afër
laboratorët e avancuar të Institutit Veterinar të Sigurisë Ushqimore dhe zhvilloi dhe një bisedë të hapur stimuluese mbi shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit në një mënyrë të integruar.

Falë mbështetjes së BE-së, ISUV ka krijuar një Laborator të Shëndetit të Kafshëve dhe ka blerë pajisje moderne për sigurinë ushqimore, mbetjet e pesticideve dhe zbulimin e metaleve të rënda.

Siguria ushqimore, një nga ato fusha sfiduese që Shqipëria do të duhet të fokusohet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo është një temë që ne e marrim shumë seriozisht në BE. Ushqimi i pasigurtë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, stilin dhe cilësinë e jetës sonë. Në mënyrë indirekte, mund të ndikojë në rritjen socio-ekonomike, duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit të ushqimit për ekonominë evropiane, tregtinë, apo edhe turizmin. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë Shqipërinë të përkushtuar për të adoptuar këto standarde të larta”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.