Peleshi: Shqipëria krah aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e 12-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e 12-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi rikonfirmoi mbështetjen politike të Shqipërisë, krah aleatëve perëndimorë për Ukrainën.
Ai theksoi se do të vijojë ndihma logjistike si kontribut i nevojshëm për popullin ukrainas në mbrojtje të integritetit territorial dhe paqes.